• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KRIA E EMIGRANTËVE NË SHBA/ Vazhdon debati rreth kushteve në qendra
Home
Nderkombetare

KRIA E EMIGRANTËVE NË SHBA/ Vazhdon debati rreth kushteve në qendra

5 July, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një ditë pas publikimit të fotografive me pamje shqetësuese në dy qendra ku mbahen të ndaluar emigrantë, në Teksas, presidenti Donald Trump tha se shumë prej tyre janë më të sigurt dhe jetojnë shumë më mirë tani, sesa në vendet nga kanë ardhur.

“Nëse emigrantët e paligjshëm janë të pakënaqur me kushtet në qendrat e ndërtuara me shpejtësi, u thoni të mos vijnë dhe problemi zgjidhet’, shkruante presidenti Trump në një mesazh në twitter.

Për këto probleme ai fajësoi ligjet imigracionit.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë sot përvjetorin e pavarësisë, senatori Chuck Schumer, përfaqësuesi i lartë i demokratëve në Senat, tha se presidenti Trump duhet të lexojë poemën e shkruar në Statujën e Lirisë në Nju Jork, ku shkruhet ndër të tjera: “Më jepni të lodhurit, të varfërit tuaj, njerëzit tuaj të vuajtur që kanë mall të thithin ajrin e lirisë“.

“Ata janë qenie njerëzore, vijnë në Amerikë në kërkim të një jete më të mirë‘, shkruante më tej zoti Schumer në përgjigje të komenteve të presidentit. “Është koha që ai të kujtohet se çfarë është Amerika”, shkruante ai.

Presidenti Trump lëvdëroi agjencinë e patrullimit kufitar, duke thënë se po bën një punë të madhe, por nuk përmendi skandalin në të cilin agjentë aktualë e të mëparshëm akuzohen për sjellje raciste e seksiste në median sociale ndaj emigrantëve dhe ligjvënësve hispanikë.

Në një raport të martën të Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Sigurisë Kombëtare përshkruheshin kushtet e tmerrshme dhe mbipopullimi i qendrave ku mbahen emigrantë në Teksas. Një nga drejtuesit e lartë të një prej objekteve tha se ka frikë për sigurinë e stafit të tij, duke e quajtur situatën një “bombë me sahat”.  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 350 MILIARDË EURO PASURI/ Sheiku zbarkon në Itali për të blerë Milanin
Previous article "SHKUAM PËR SQARIM, ATA NA SHANË"/ Dëshmia si nisi sherri, shkon në 5 numri i të arrestuarve për luftën në Kavajë (EMRAT)

k.autor

Postime të ngjashme

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent Botë

AUSTRALIA NË ALARM/ Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve H5N1 në kontinent

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin Botë

COVID-19/ SHBA publikon dokumente sekrete, zbulon lidhjet e kërkimeve në Wuhan me Anthony Faucin

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban Botë

RRITEN TENSIONET SHBA-IZRAEL/ Uashingtoni kërkon ndaljen e operacioneve në Liban

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT