• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
350 MILIARDË EURO PASURI/ Sheiku zbarkon në Itali për të blerë Milanin
Home
Futboll

350 MILIARDË EURO PASURI/ Sheiku zbarkon në Itali për të blerë Milanin

5 July, 2019 k.autor Futboll, Sport

Mëngjesin e djeshëm, një lajm tronditi bursën e Milanos. Sipas agjencisë “Adnkronos”, klubi i Milanit mund të ndryshojë për herë të tretë radhazi pronar në tri vitet e fundit. Në prill të 2017-ës, Silvio Berluskoni shiti kuqezinjtë për 740 milionë euro te Jonghong Li, i cili, 14 muaj më pas, humbi pronësinë e klubit duke mos respektuar këstin e kredisë ndaj fondit “Elliott”.

Milan

Amerikanët u përfshinë në minutat e fundit të merkatos dhe u munduan të ndërtonin një ekip të denjë për vendet e para, por ëndrra e tyre u shua me “Djallin”, i cili nuk shkoi më larg se vendi i pestë.

Me zonën Champions një pikë larg, planet e amerikanëve pësuan një ridimensionim, që përveçse disa largimesh veteranësh, po prekin edhe strategjinë afatshkurtër të klubit, duke qenë se merkato e sivjetme po karakterizohet nga afrime me kosto dhe moshë të ulet.

INVESTIMI – Duke qëndruar te lajmi i shitjes, agjencia e lajmeve “Adnkronos” njoftonte se drejtuesit më të lartë të Milanit duhet të takonin gjatë ditës së djeshme një grup përfaqësuesish nga “Fondi i investimeve të Katarit”. Lajmi u përgënjeshtrua në kohë rekord, por zërat për një interes të sheikëve ndaj kuqezinjve vijuan.

mondo_milan

I kryesur nga sheiku Abdulla bin Mohamed bin Saud Al-Thani, ky fond ka një pasur prej 335 miliardë eurosh dhe blerja e kuqezinjve që vlerësohen nga “Elliott” rreth 700-800 milionë euro do të ishin një investim krejtësisht brenda mundësive. Përveç pagesës për shumicën e aksioneve kuqezi, arabët do të “trashëgonin” edhe bilancet negative të Milanit, që sot përllogariten rreth 400 milionë euro.

Përgënjeshtrimi i klubit italian vjen duke përmendur faktin se “Elliott” ka plane disavjeçare, por për një fond që synon përfitimet, 1 miliard euro mjaftojnë për të hequr dorë nga “ëndrra” për të ringritur “Djallin”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U BË PAPRITUR MEMECE PËR 12 VITE/ Gruaja tmerrohet kur mëson atë që kishte ndodhur
Previous article KRIA E EMIGRANTËVE NË SHBA/ Vazhdon debati rreth kushteve në qendra

k.autor

Postime të ngjashme

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool Futboll

ZYRTARE/ Real nuk ndalet në merkato, pas Cucurrella-s e Bernardo Silvës vjen firma edhe me mbrojtësin francez të Liverpool

BARAZIM ME GOLA/ Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror Futboll

BARAZIM ME GOLA/ Çekia dhe Afrika e Jugut ndajnë pikët në Botëror

"PLAS" TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka Futboll

"PLAS" TE ZVICRA NË BOTËROR/ Shkak bëhet kapiteni Granit Xhaka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT