• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BËRI SHUMË GAFA”/ Rudina Hajdari për Metën: Pashë një president të shqetësuar…
Home
Intervista

“BËRI SHUMË GAFA”/ Rudina Hajdari për Metën: Pashë një president të shqetësuar…

3 July, 2019 F.autor Intervista, Politikë

Për Rudina Hajdarin, zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin idealet, por përgjegjësia në radhë të parë sipas saj, është e opozitës që mori një vendim të gabuar për t’i bojkotuar. Referuar konferencës për mediat që Presidenti Ilir Meta mbajti ku kërkoi që më 13 tetor të mbahen sërish zgjedhjet vendore, por edhe parlamentaret dhe për Presidentin, kryetarja e grupit parlamentar demokrat tha se kreu i shtetit në mënyrë të turpshme sulmoi ndërkombëtarët. Sipas saj, diplomatët e huaj kanë luajtur rol konstruktiv në Shqipëri por në këtë krizë të fundit, zgjidhjen ja kanë lënë në dorë politikanëve shqiptarë. E ftuar në Repolitix, Hajdari tha se në atë konferencë Meta hoqi dorashkat dhe nuk u soll si burrë shteti.

“Ndoshta këto zgjedhje nuk ishin ideale. U bojkotuan nga opozita. Kjo nuk duhej të kishte ndodhur. Ne duhet të pranojmë fajet tona dhe të ecim përpara sepse jemi përpara vendimit të tetorit për hapjen e negociatave.

Sa i përket presidentit dhe konferencës ishte një dalje e cila nga të gjithë u pa problematike se ai hoqi petkun e një burrë shteti dhe foli në një mënyrë që nuk i takon një presidenti të flasë në emër qoftë të popullit. Pashë një president të shqetësuar, hoqi dorashkat por bëri dhe shumë gafa në atë prezantim dhe në mënyrë të turpshme atakoi ndërkombëtarët që nuk i takon presidentit t’i sulmojë në atë lloj mënyrë ndërkombëtarët që luajnë një rol konstruktiv në Shqipëri, sugjerues, dhe nuk kanë fare të bëjnë me vendimet tona. Në këtë krizë ndërkombëtarët kanë zgjedhur të zgjidhet midis nesh, dhe ne nuk arritëm dot ta zgjidhim. Ishte një situatë e vështirë për të gjithë, nuk do donim të kishim zgjedhje pa opozitën…

Presidenti duhet të reflektojë. Presidenti duhej të ishte në Shqipëri kur opozita dogji mandatet, jo në Gjermani. Të mos e kishte lënë këtë hap të opozitës të bëhej sepse solli pasoja shkatërruese për vendin, prandaj kemi këtë situatë që mazhoranca ka uzurpuar institucionet. Edhe opozita ka përgjegjësinë e saj në situatën që jemi sot”, tha Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK RRËZOHET QEVERIA ME "RAMA IK"/ Hajdari: PD po vuan pasojat e djegies së mandateve
Previous article GJYSMËFINALJA E DYTË COPA AMERICA/ Përballja me Kilit dhe Perusë, pritet një sfidë e "egër" për biletën e finales

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT