• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK RRËZOHET QEVERIA ME “RAMA IK”/ Hajdari: PD po vuan pasojat e djegies së mandateve
Home
Politikë

“NUK RRËZOHET QEVERIA ME “RAMA IK”/ Hajdari: PD po vuan pasojat e djegies së mandateve

3 July, 2019 F.autor Politikë

E ftuar në studion e Repolitix përballë gazetarit Denis Minga, kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari deklaroi se vendimi për djegien e mandateve u vendos shumë shpejt dhe nuk ishte vullnet i të gjithë deputetëve të saj por vetëm i disa prej tyre. Ajo deklaroi se pas këtij vendimi opozita pretendoi se do rrëzonte qeverinë, por siç shtoi ajo, kjo gjë nuk mund të arrihet vetëm me një slogan.

“Ka qenë një mbledhje grupi parlamentar demokrat në atë kohë. Nuk kam qenë në atë mbledhje. Ka qenë një situatë ku u vendos shumë shpejt. Nuk u komunikua me të gjithë deputetë. Vendimi i u mor në mënyrë të shpejtë dhe të pa konsultuar. Ne duhet të konsultohemi me partnerët tanë dhe nuk mund të themi se këto janë vendimet tona. Ja ku jemi sot. PD nuk u mbështet nga ndërkombëtarët. Beteja dështoi dhe jemi në një situatë kur PD duhet të reflektojë dhe të mos krijojë pritshmëri të tjera të larta. Kur dogjën mandatet thanë se do largojnë qeverinë me sloganin Rama ik, po nuk mund të rrëzohet një qeveri me një slogan. Demokratët duhet të jenë të vetëdijshëm se për këtë faji është i atyre pak personave që menduan se kështu mund të vihet  në pushtet.

Nuk besoj se ishte një lëvizje diabolike. Lëvizja e forcoi mazhorancën. I dha 61 bashki. Nuk duhet ta kishin bërë këtë gjë. Kundërshtari mund të jetë më autokrati në 30 vitet e fundit. PD ka pasur dhe ka shqetësime legjitime, ishte lidhja e qeverisë me krimin e organizuar dhe përhapja e korrupsionit. ne nuk mund të rrinim symbyllur përpara këtij fenomeni dhe në këtë aspekt mendoj se opozita duhet të kishte luftuar akoma më shumë. Po të kishte qëndruar në parlament dhe të mos e braktiset elektoratin sepse janë shumë demokratë që nuk e kanë mbështetur vendimin për të djegur mandatet. Disa prej tyre kanë përshtypje më ekstreme se të tjerët. Mendoj se PD është në një fazë refleksioni dhe do ndihet akoma më shumë pasoja e vendimit që mori muaj më parë”, tha Hajdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ORDINERE KUJTON SE MË HA LEKËT MUA"/ Plas sherri, ish-pronari i clubit akuzon Adelina Berishën (FOTO)
Previous article "BËRI SHUMË GAFA"/ Rudina Hajdari për Metën: Pashë një president të shqetësuar...

F.autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT