Anita Mucaj ka zgjedhur që t’i bëjë një urim mjaft të veçantë bashkëshortin e saj, Ramush Haradina më ditën e tij të lindjes. Ajo i ka dedikuar atij fjalët më të ndjera dhe emocionuese.
Me anë të një fotoje të publikuar në llogarinë e saj në ‘Instagram’, ku shihet krah Ramush Haradinaj, ajo ka zbuluar se ditën e sotme kryeministri i Kosovës feston 51-vjetorin e tij.
“Ti sot po bën 51 vjeç dhe 16 vjet martesë me ty. Mund të them shumë, por shkon gjatë ky muhabet, prandaj nuk po e zgjas dhe po e përmbledh që pavarësisht se po më mungon shumë edhe shpesh mërzitem që nuk po të shoh, vazhdon të jesh burri më ideal që ekziston.
Të dua Ramush Haradinaj. Gëzuar për jetë. Vazhdoj të mendoj që jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë për ditëlindje”,- ka shkuar bashkëshortja e Haradinaj në postimin e saj, ku nuk kanë munguar të tjera urime nga miq dhe të afërm.


