• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
FRIKA E PRESIDENTIT/ Ilir Meta kërkon shtyrjen e reformës në drejtësi me tre vjet
Home
Politikë

FRIKA E PRESIDENTIT/ Ilir Meta kërkon shtyrjen e reformës në drejtësi me tre vjet

3 July, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Një ditë pas konferencës së shtypit, në të cilën presidenti i Republikës lëshoi akuza të ashpra ndaj SHBA dhe BE për pranimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, Ilir Meta rikthehet të sulmojë reformën në drejtësi.

Ndryshe nga herët e tjera, presidenti nuk ka përdorur një platformë mediatike apo një konferencë për shtyp, por e ka bërë këtë përmes një dekreti, i cili rikthen në Kuvend për rishqyrtim një ligj me rëndësi të veçantë për ekonominë, atë që rregullon fushën e veprimit të përmbaruesve privatë dhe shtetërorë.

Në relacionin shoqërues, në shkelje flagrante të kompetencave të tij kushtetuese, Meta përtej analizës ligjore, jep një propozim, që nëse do të aplikohej, do të vononte së paku me tre vjet të tjerë zbatimin e reformës në drejtësi.

Sipas Metës, pavarësisht se ligji i miratuar në Kuvend është në përputhje me legjislacionin e shumë vendeve të BE-së dhe rekomandimet e Komisionit Europian për harmonizimin ligjor, në Shqipëri nuk është i nevojshëm vetëm rregullimi i sistemit përmbarimor.

Meta çmon që vetë sistemi i përmbaruesve ka nevojë për një proces vetingu më vete, proces i cili duhet të realizohet paralelisht me reformën në drejtësi.

Problemi është se kurrë nuk ka pasur as ndonjë plan dhe as ndonjë rekomandim ndërkombëtar, për të kaluar në sitë edhe përmbaruesit e regjistruar në vendin tonë.

Prandaj, që kjo të ndodhë, edhe sikur të aprovohej ky ndryshim, do të duheshin së paku tre vjet, për të miratuar kuadrin ligjor, ngritur institucionet përkatëse e më pas për të nisur zbatimin e vetingut të përmbaruesve.

Tre vjet në rastin më të mirë dhe me kusht që të ekzistojë një vullnet i përbashkët politik, i cili në këtë moment qartësisht nuk ekziston.

Duke kushtëzuar vetingun aktual në zbatim, me vetingun e përmbaruesve, synimi i qartë i presidentit është vonimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe njëkohësisht, edhe formimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet që të dekretojë shkarkimin e tij menjëherë pas nisjes nga funksionimi.

Përtej kësaj, Meta në dekretin e tij ka rënë përsëri në kurthin e sulmeve politike, pavarësisht se kjo përsëri është një shkelje e qartë e funksioneve të tij kushtetuese.

Meta kapet edhe me një tjetër aspekt të ligjit, atë që synon të kufizojë numrin e përmbaruesve në 1 për 20 mijë banorë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM DHURATA..."/ Haradinaj mbush 51 vjeç, ja dedikimi i gruas
Previous article NUK PËRMBAHET DOT/ "Ylli" i Italisë publikon momentet in time me të dashurën nga pishina (Foto)

F.autor

Postime të ngjashme

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta Aktualitet

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT