• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
Home
Breaking News

TENTATIVA PËR MARRJEN E LLOGARIVE WHATSAPP/ Policia thirrje qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta

28 July, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka ngritur alarmin për rritjen e tentativave për marrjen e kontrollit të llogarive WhatsApp përmes mesazheve dhe lidhjeve mashtruese.

Sipas njoftimit të policisë, janë konstatuar raste kur përdoruesve u dërgohen linke me pretendime të ndryshme, si pjesëmarrje në konkurse online apo konfirmime veprimesh, me qëllim marrjen e kodit 6-shifror të verifikimit të aplikacionit.

Pasi përdoruesi vendos këtë kod, autorët e mashtrimit mund ta përdorin atë për të regjistruar llogarinë në një pajisje tjetër dhe për të marrë kontrollin e saj.

Sakaq, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur ato dërgohen nga persona të njohur. Gjithashtu, qytetarët këshillohen të mos ndajnë me askënd kodin e verifikimit të WhatsApp dhe të aktivizojnë funksionin “Two-Step Verification” (Verifikimi me dy hapa).

Në rast se dyshohet se një llogari është komprometuar, policia rekomandon ndërhyrjen e menjëhershme për rikuperimin e saj dhe njoftimin e kontakteve përkatëse.

“Mbrotja e të dhënave tuaja nis me kujdesin tuaj”, apelon Policia e Shtetit, duke theksuar se vigjilenca mbetet mbrojtja më e mirë ndaj mashtrimeve kibernetike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike
Previous article ULEN ÇMIMET E NAFTËS NË TREGJET BOTËRORE/ Sinjalet për qetësim mes SHBA-së dhe Iranit ndikojnë tregun

s.autor

Postime të ngjashme

AVOKATËT E HUAJT TË VELIAJT MBËRRIJNË NË BURGUN E DURRËSIT/ Takim me kryebashkiakun për strategjinë e mbrojtjes Aktualitet

AVOKATËT E HUAJT TË VELIAJT MBËRRIJNË NË BURGUN E DURRËSIT/ Takim me kryebashkiakun për strategjinë e mbrojtjes

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë Aktualitet

GJYKATA E BRAZILIT LË NË FUQI ARRESTIMIN E ERVIN MATËS/ Vijon procesi i ekstradimit drejt Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT