• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
CIGARET ELEKTRONIKE DHE SHISHAT/ Manastirliu: Do NDALOHET pirja në ambiente…
Home
Sociale

CIGARET ELEKTRONIKE DHE SHISHAT/ Manastirliu: Do NDALOHET pirja në ambiente…

3 July, 2019 Lubjana.autor Aktualitet, Sociale

Prezantohen sot në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Do të ndalohet duhanpirja në ambientet e brendshme edhe për duhanin me ngrohje, cigaren elektronike dhe shisha/nargjile.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu prezantoi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

Duke theksuar se ndryshimet në projektligj janë hartuar në frymën e Direktivës 40/2014 të BE si dhe Konventës Kuadër të OBSH për kontrollin e duhanit, Manastirliu tha se ndryshimet janë konsultuar gjerësisht me grupet e interesit.

“I çmojmë të domosdoshme këto ndryshime, jo vetëm për të përmirësuar kontrollin e duhanpirjes por për të dekurajuar pirjen e duhanit tek moshat e reja dhe për të reduktuar akoma më shumë duhanpirjen në tërësi, pasi, duhanpirja është një ndër tre faktorët madhorë të riskut për sëmundjen kronike në Shqipëri, të cilat përbëjnë shkakun kryesor të vdekjeve dhe paaftësisë”, tha Manastirliu.

Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe forcimin e masave ndëshkuese në rast të moszbatimi të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit nga produktet e duhanit.

“Janë forcuar masat administrative për shkeljen e ligjit. Nëse një subjekt shkel 2 herë rresht brenda dy muajve nenin që ndalon pirjen e duhanit në ambiente të brendshme, gjoba do të jetë sa dyfishi i gjobës së parë. Nëse e përsërit të njëjtën shkelje brenda një afati 1 vjeçar gjobitet me 6-fishin e gjobës, duke shkuar deri në mbyllje të aktivitetit dhe heqje të licencës për ato subjekte që gjobiten në mënyrë të vazhdueshme”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë prezantimit të ndryshimeve në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend.

Ndryshimet ligjore që propozohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtje Sociale përfshijnë për herë të parë në ligj produktet inovatore të duhanit që kanë hyrë së fundmi në tregun shqiptar dhe që kanë qenë tërësisht të parregulluara si cigarja elektronike, duhani me ngrohje dhe shisha/nargjile, duke synuar të përfshijë në kuadër rregullator çdo produkt ose nënprodukt duhani që është i dëmshëm për shëndetin e popullatës.

Veç ndalimit të konsumimit në ambientet e brendshme të cigares elektronike apo produkteve të reja të duhanit, sa i janë vendosur limite për përqëndrimin e nikotinës dhe sasinë e lëngut me përmbajtje nicotine, me qëllim mbrojtjen e mëtejshme të konsumatorit nga kjo substancë që krijon varësi.

Do të ndalohet gjithashtu shitja e produkteve të duhanit me shije karakteristike (mente, vanilje etj) si dhe shitja e paketave të duhanit me numër të reduktuar cigaresh, si masa për të dekujaruar duhanpirjen.

Një pikë tjetër që ndryshin është detyrimi që u vendoset prodhuesve dhe importuesve të produkteve të duhanit për të informuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për hyrjen në treg të produkteve të reja të duhanit, karakteristikat e tyre dhe për efektet negative që ata kanë në popullatë, gjë e cila do të bëjë të mundur një monitorim më të mirë të zbatimit të ligjit dhe të përshtatjes së tij në të ardhmen, bazuar në produktet e reja që hyjnë në vend. Forcohen masat për promocionin dhe marketimin e produkteve të duhanit, duke ndaluar edhe promocionin e fshehtë të këtyre produkteve, sepse OBSH e konsideron si një faktor që stimulon përdorimin e tij në popullatë.

Të dhënat e Studimin Demografik dhe Shëndetësor të vitit 2018 tregojnë se prevalenca e duhanpirjes te meshkujt në Shqipëri ka ardhur në rënie 10-vjecarin e fundit. Aktualisht në Shqipëri, 36% e meshkujve 15-49 vjeç janë duhanpirës. E thënë ndryshe, 1 në 3 meshkuj të kësaj grupmoshe janë të ekspozuar ndaj një prej faktorëve madh duhanpirjes në Shqipëri.

Megjithatë, këto shifra tregojnë për një prevalencë ende të lartë dhe MShMS synon në strategjinë kombëtare të shëndetësisë, që të reduktohet duhanpirja në popullatën shqiptare në masën nën 30% deri në vitin 2020.

Prevalenca ende e lartë e duhanpirjes në vend përbën një problem kompleks që ka pasoja jo vetëm në shëndetin publik, por edhe impakt negativ ekonomik për sistemin shëndetësor. Sepse kjo përkthehet në rrezik për rritjen e sëmundshmërisë kronike, që aktualisht përbën 89% të sëmundshmërisë në vend. Sëmundjet kronike nga ana tjetër, paraqesin kosto të larta për sistemin shëndetësor.

Ndërkohë, 25% e vdekjeve të parakohshme te meshkujt dhe 9.1% te femrat kanë si shkaktar duhanpirjen. Më shumë se 4000 vdekje çdo vit kanë shkaktar një sëmundje që ka si faktor risku duhanpirjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASURI NATYRORE/ Speleologët ndërkombëtarë studiojnë shpellën e Akullit
Previous article ZBULIMI/ Partia Demokratike rinovon kontratën me firmën e lobimit të SHBA

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset Aktualitet

SHERR ME GRUSHTE DHE TË SHTËNA ME ARMË/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT