Parku Kombëtar Shebenik- Jabllanicë këtë herë ka tërhequr vëmendjen e speleologëve ndërkombëtarë. Shpellat shqiptare janë një tjetër pasuri natyrore e paeksploruar, jo vetëm nga turistët, por dhe nga specialistët e huaj.
Speleologët ndërkombëtarë po studiojnë shpellën e Akullit në Parkun Kombëtar Shebenik- Jabllanicë.
Shpella e Akullit daton gjatë shek II-III, në kohën e sundimit bizantin dhe është përdorur kryesisht për banim, dhe këtë e tregojnë më së miri pikturat që ndodhen në të.
Ajo se çfarë mund të gjendet në shpellën e Akullit janë stalaktitet e stalakmitet e lloj-lloj formave.
Shpella ka një gjatësi prej 48 m dhe një lartësi 10 m si dhe gjerësi mesatare 9 m linear dhe është krijuar si rezultat i erozionit të tokës.
Sa më në thellë të shkosh, aq më shumë ndjen ajrin e ftohtë dhe pikat e ujit të ngrira, të cilat pas shkrirjes bien mbi shkëmbinj duke krijuar një melodi të këndshme që të shoqëron gjatë gjithë qëndrimit në të.


