• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Opozita paska “fituar”, imagjinoni sikur të kishte hyrë edhe në garë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Opozita paska “fituar”, imagjinoni sikur të kishte hyrë edhe në garë!

30 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

Kultura e festimit të humbjes së fitore, nuk ka qenë pjesë e ADN-së kombëtare shqiptare. Ka popuj të tjerë në rajonin e Ballkanit, që e kanë patur këtë, një mënyrë të jetesës së tyre historike.

Përshembull megjithëse koalicioni Ballkanik e humbi betejën e Fushës Kosovës, më 1389 me trupat e Perandorisë Osmane, serbët e festojnë këtë si fitore. Në 28 Qershorin e 1989, në përkujtimin e 600 vjetorit të kësaj beteje, Sllobodan Millosheviç mbajti në Gazimestan në prani të rreth 2 milionë të pranishmëve, fjalimin antishqiptar që e ngjiti në krye të pushtetit në Beograd. Kjo ngjitje nëpërmjet festimit të humbjes si fitore, shënoi edhe nisjen e shkatërrimit të ish Jugosllavisë.

Çuditërisht kjo qasje, kjo kulturë po përhapet edhe tek lidershipi i opozitës sonë, të cilët qëshkurse kanë kaluar në 2013 në opozitë, po i festojnë të gjitha humbjet e tyre politike dhe elektorale si fitore. Besoj ju kujtohet sesi Lulzim Basha e shpalli fitoren në zgjedhjet e 2015, por më pas u kutpua se PD kishte humbur rreth 75% të pushtetit lokal në gjithë Shqipërinë.

Në zgjedhjet e 2017, PD e Lulzim Bashës mori rreth 240 mijë vota më pak se PD e Sali Berishës së 2013, megjithatë Lulzim Basha e festoi edhe këtë humbje si fitore. Pak më vonë u kuptua që PS kishte fituar aq mandate se e krijoi e vetme qeverinë, duke nxjerrë edhe LSI në opozitë.

Ndërsa tani, në zgjedhjet e 30 Qershorit 2019, edhe PD edhe LSI kanë shpallur fitoret e tyre të mëdha historike. Por, asnjëra dhe as tjetra siç e dimë të gjithë nuk ishin fare në garë. Por kjo nuk i pengon që të festojnë fitoren. Imagjinoni sesa do të kishin “fituar” nëse do të kishin hyrë në garë!

Opozita tha se do rrëzonte Edi Ramën dhe nuk e kanë bërë. Por megjithatë, ata paskan fituar.

Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi thanë gjithë këto muaj se po nuk iku Edi Rama, do shkrihet opozita. Por ai jo vetëm që nuk ka ikur por edhe fitoi zgjedhjet e sotme. Por, përsëri paska fituar opozita!

Opozita e rrugës tha se nuk do zhvilloheshin zgjedhjet më 30 Qershor, por ja që ato u zhvilluan siç tha PS dhe Edi Rama. Por çuditërisht prapë paska “fituar” opozita!

“Fitorja” e rradhës bazohet tek një shifër e pjesëmarrjes së mbi 25- 30% e votuesve të listave zyrtare të zgjedhësve, në votimet e kësaj të diele. Ose 700- 800 mijë votues, ose më shumë sesa në zgjedhjet e 2015 dhe ato të fundit të 2017. Atëherë ku është problem këtu se nuk po e kuptoj?!

Opozita jonë nga nesër në mëngjes nuk ka më asnjë kryeplak fshati, asnjë kryetar njesie administrative, asnjë këshilltar bashkiak, asnjë kryetar bashkie dhe asnjë deputet në Parlament, por ka filluar të festojë “fitoren historike”.

Në këto kushte urimi është: “Fitore” të tilla paçin gjithmonë dhe i festofshin edhe me më shumë gaz e hare sesa sonte. Sepse e nesërmja vjen shpejt dhe kur të kuptojnë se PD dhe LSI nuk kanë më asnjë përfaqësues të saj në asnjë lloj pushteti në gjithë territorin e vendit, gjithkush do kuptojë se të festuarit e fitores si humbje, është filozofia që po e çon opozitën tonë nga humbja në humbje!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHQIPËRIA VOTOI/ Edi Rama: Nga nesër do të reflektojmë më tepër sesa sot
Previous article SHPALL "FITOREN/ Basha: Ndryshimi do të vijë shpejt, mbrëmje...

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT