• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
30 qershori/ Veliaj: Të votojmë për mënyrën si duam të ecim përpara
Home
Politikë

30 qershori/ Veliaj: Të votojmë për mënyrën si duam të ecim përpara

28 June, 2019 Lubjana.autor Politikë

Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj deklaron se më 30 qershor qytetarët shqiptarët do të kenë mundësi që të votojnë paqësisht në 1 mijë qendrat e votimit. Në një intervistë për TV Klan, Veliaj ftoi të gjithë simpatizantët e partive opozitare që të marrin pjesë në zgjedhje, duke vendosur familjen para partisë. “Më rezulton që do të kemi shumë votues edhe të PD e LSI dhe të PDIU që në fund fare kanë arritur të kuptojnë që partia e tyre kryesore është familja e tyre.

Për sa kohë që në këtë qytet është punuar për familjet e tyre, pra nëse ka një çerdhe, kopsht, shkollë që funksionon më mirë, më shumë hije e gjelbërim në qytet, më shumë kënde lojrash, nëse infrastruktura e asfalti kanë ardhur më pranë banesës së tyre, nëse është dyfishuar furnizimi me ujë, të gjitha këto janë arsye për të thënë që familja ime është partia kryesore dhe kemi shumë raste ku edhe në takimet tona kemi pasur të djathtë apo të LSI që thonë: Nuk më intereson çfarë thonë shefat e partisë, këto zgjedhje janë për familjen time, ndaj do vij aty bashkë me ata të shtëpisë, për të treguar se si e dua qytetin dhe se si dua që të vijojmë këto punë në Tiranë”, tha Veliaj.

Kandidati socialist shtoi se fokusi do jetë në një situatë qytetare në një ditë paqësore. “Njoh shumë të rinj që do votojnë në mëngjes e më pas do ikin në plazh,të moshuar që do presin të kalojë vapa e pastaj do vazhdojnë pasdite. Për 1000 qendra do jenë 1000 hapësira të qeta, paqësore, ku do të votohet për mënyrën si duam të ecim përpara në Tiranë, për dy kandidatët, ose për 44 partitë që në fakt aty shoh edhe një garë më të fuqishme. Kam parë në terren se si shumë prej partive të reja që do të zënë vakumin e atyre që zgjodhën të largoheshin nga fusha e betejës do të kenë besoj edhe shumë anëtarë në Këshillin Bashkiak”, u shpreh ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIZON ME KËNGËN E TIJ/ Frederik Ndoci: Prancera me nji kët Lul nuk vjen!
Previous article ELITA FESTON DITËLINDJEN/ Gjiko i bën urimin më të veçantë që keni dëgjuar: Urime o...

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë Breaking News

"TË NJËJTËT INVESTITORË JANË EDHE NË ZVËRNEC"/ Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT