• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
META DJE DHE SOT/ Si u zbyth presidenti nga gjërat që kishte thënë vetë
Home
Politikë

META DJE DHE SOT/ Si u zbyth presidenti nga gjërat që kishte thënë vetë

25 June, 2019 enxhi.autor Politikë

“Jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Allende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas”.

Kështu shprehej Ilir Meta vetëm 3 muaj më parë, konkretisht në 20 mars të këtij vitit. Në atë kohë ai ishte i gatshëm, jo vetëm të hiqte dorë nga mandati i tij si President por edhe të vetësakrifikohej si Salvador Allende. Deklaratë kjo që shokoi opinionin publik pasi menduan se vërtetë Meta do të vriste veten si presidenti i Kilit rreth 50 vjet më parë.

Por të qetësohen të gjithë se kjo nuk ndodh. Ilir Meta ka ndryshuar 100 % qëndrim. Jo vetëm që nuk do të sakrifikohet por as nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen. Këtë e tha vetë të martën kur u pyet nga gazetari Thimi Samarxhiu.

“Duke u kthyer te nisma e Parlamentit për shkarkimin tuaj. A nuk mendoni se mbase është më korrekte dhe më e ndershme, jo për të qenë pjesë e historisë, sepse ju do të mbeteni pjesë e historisë – për mirë apo për keq kjo mbetet për t’u parë – të jepni dorëheqjen, të largoheni me nder nga kjo detyrë se sa të jeni pjesë e gjithë kësaj farse që po bëhet në Shqipëri?”, ishte kjo pyetja e gazetarit  nisur nga vendimi i maxhorancës për të shkarkuar presidentin për shkelje të rëndë të Kushtetutës, dhe përgjigja e tij ishte se nuk do të dorëhiqet. “Bashkë do jemi këtu deri më 24 korrik 2022”, tha ai duke i dhënë nje mesazh maxhorancës dhe nismës së saj për ta shkarkuar.

Vetëm 3 muaj më parë ai thoshte: “Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri”.

Por çuditërisht të gjitha vendimet e tij të fundit tregojnë përpjekjet e dëshpëruara të një njeriu të kapur fort pas karriges dhe pushtetit dhe që për hir të ambicieve të veta është i gatshëm që t’i vërë flakën KZAZ-ve dhe gjithë vendit. Këtë e tregoi me dekretin e tij për anulimin e datës së zgjedhjeve, një dekret i firmosur pas asnjë konsultë dhe pa asnjë kërkesë nga partitë politikë të opozitës, të paktën zyrtarisht. Ai dekret solli kaos në vend dhe nxiti aktet e dhunës ndaj Qendrave Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Një dekret të cilin presidenti e njoftoi duke përdorur sloganin e protestave të opozitës në mënyrë krejt të njëanshme dhe në kundërshtim të plotë me kompetencat që i njeh kushtetuta.

Presidenti ka  theksuar se gjithçka po e bën që vendit t’i çelen negociatat, por situata e krijuar në vend pas daljes së këtij dekreti shtyu më tej negociatat, ndërsa i gjithë faktori ndërkombëtar ka dalë kundër vendimeve të Metës. I vetmi që nuk e sheh këtë është presidenti i cili vazhdon ta sulmojë faktorin ndërkombëtar që i kujton herë pas herë zgjedhjet në Kore apo në Kinë.

Duket qartë se vendimi i Kolegjit Zgjedhor (një gjykatë e ngritur si rezultat i Kodit Zgjedhor të miratuar me konsensusin e palëve) i jep të drejtë maxhorancës që të vazhdojë me zgjedhjet dhe këtë Meta e di se s’mund ta pengojë dot, pavarësisht retorikës së tij e cila ashtu i dekreti është nul.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ËSHTË NJË TELEVIZION EGËRSISHT KUNDËR MEJE"/ 10 sulmet më të "ASHPRA" të Sali Berishës ndaj Top CHANNEL ndër VITE
Previous article ZBULON TË ARDHMEN E TIJ/ Sulmuesi i Barcelonës pranon largimin, ja klubi i ri

enxhi.autor

Postime të ngjashme

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë Politikë

I VESHUR ME FUND DHE TAKA/ Rama poston VIDEON me AI duke imituar blogerët: Hallall kush e ka bërë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT