Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut një foto nga seanca e sotme plenare ku shihet kryetari i grupit të PS-së Taulant Balla, në vendin ku ulen deputetët e PD-së.
“Ky eshte votim!
Narkokryetari i Grupit Parlamentar te PS, Balla voton nga vendi i deputetit te opozites! sb|
Kujtojmë se ditën e sotme seanca plenare ku u zgjodh edhe kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku, u shoqërua me incidente dhe debate të mëdha në sallë. Në Kuvend nuk munguan as flakadanët dhe tymuese, ndërkohë që jashtë ambienteve përfaqësues të opozitës protestonin.



