Duke ju referuar fotografise qe ka qarkulluar sot te Taulant Balles, i cili eshte kapur duke marre kartat e votimit te deputeteve te opozites, deputeti i PD Ervin Salianji, thote se duhet te kete ndjekje penale per vjedhjen dhe tjetersimin e votes se deputeteve.
JA REAGIMI I PLOTE NE FB:
Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve!
Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë.
Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku.
De-legjitimimi i Parlamentit të Shqipërisë u vulos edhe me këtë akt mbyllës të pa ndodhur kurrë më parë.
Jo vetëm politika po mbarë opinioni publik, shoqeria civile dhe çdo zë i rëndësishëm duhet t’i japë vëmëndjen e duhur këtij akti që shemb plotësisht shtetin së drejtës.




