Militantë të PD janë mbledhur në hyrje të Përmetit për shkak se kryeministri do të zhvillojë fushatën që do mbahet në qendër të Përmetit, ku do prezantohet kandidatja e Bashkisë.
Nuk pritet të ketë pengesë apo një devijim të rrugës pasi janë shtuar edhe forcat e policisë dhe protestuesit mund të kenë dalë thjesht për të treguar pakënaqësitë e tyre.


