• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË DURRËS/ Makina u ndoq dhe u qëllua me 45 plumba, tre pistat e hetimit (DETAJE)
Home
Breaking News

ATENTATI NË DURRËS/ Makina u ndoq dhe u qëllua me 45 plumba, tre pistat e hetimit (DETAJE)

21 June, 2019 enxhi.autor Aktualitet, Breaking News

Pistat ku policia e Durrësit është fokusuar lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier. Pritetse me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre.Nëse ata i kanë parë autorët do të ndihmonte policinë për kapjen e tyre.

Mbi 45 plumba kallashnikovi janë lëshuar në drejtim të Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, dy anëtarë të bandës së Durrësit, të cilët ishin duke udhëtuar së bashku në një automjet tip “Range Rover”. Sulmi është kryer në befasi, ku mësohet nga burime pranë policisë së Durrësit se Plarent Dervishaj ka marë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa miku i tij Julian Meçe, ka marë tre plumba në trup dhe që prej ditës së djeshme është transportuar në Tiranë, ku po mer mjekim më të specializuar.

Dervishaj dhe Meçe njihet nga policia e Durrësit si persona me precedentë penalë. Gjithmonë sipas policisë autorët kanë ndjekur nga pas makinën ku po udhëtonin dy objektivat e sulmit dhe më pas kanë qëlluar me breshëri automatikku në drejtim të xhamit të parë të makinës, duke e bërë shoshë me plumba. Meçe dhe Dervishaj që ndodheshin në automjet janë shtrirë menjëherë, duke bërë që pjesën më të plumbave të mos i preknin. Dyshohet se njëri nga objektivat e sulmit ka reaguar më armë, por policia nuk ka dhënë detaje se kush nga të plagosurit ka qëlluar.

Ngjarja e djeshme e ndodhur në 13:20 në afërsi të mbikalimit të Shkozetit në Durrës pritet të sjellë ngjarje të njëpasnjëshme në Durrës, duke hapur serinë e atentateve mafioze në këtë qytet, që muajt e fundit, pas vrasjes së Edison Harizaj, kishte rënë në qetësi. Ndërkohë autorët janë larguar me shpejtësi, duke mos i dhënë kohë policisë që ti arrestojë. Pas ngjarjes policia gjeti të djegur një automjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët e krimit.

Nga pjesa e përparme automjeti me targë “AA 005 MJ” është bërë shoshë nga plumbat në pjesën e xhamit,ndërsa dyshohet se Mecaj e Dervishaj kanë qenë në sediljet e para.Grupi hetimor ka ngritur disa pista hetimi, ndërsa janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie, pasi pranë vendit ku iu bë atentati Plarent Dervishatj dhe mikut të tij, Julian Meçajt, ishte një biznes. Pistat ku policia e Durrësit është fokusuar lidhet me fajdet në Durrës, trafikun e drogës dhe hasmëritë e vjetra me një grup në Vlorë dhe Fier. Pritetse me përmirësimin e gjendjes shëndetësore të dy të plagosurve të merret edhe dëshmia e tyre.Nëse ata i kanë parë autorët do të ndihmonte policinë për kapjen e tyre.

Deri më tani policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 10 persona si dëshmitar okular por ende nuk ka një të dyshuar për atentatin. Nga ana tjetër gjatë ditës së djeshme, policia ka ngritur disa postblloqe në hyrjet dhe daljet e Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorëve, por pa rezultat. Plarent Dervishaj ka dalë nga arresti ndërkombëtar në vitin 2017 pas vendimit të Gjykatës së Lartë ndërsa prej vitesh ai ka qenë ndër më të kërkuarit në Interpol.

Dervishaj ka qenë i dënuar me “burg përjetë” në mungesë për vrasjen e Marsel Sotiri, Ilir Nelaj, Agim Rexhepi, Dritan Sallaku dhe Dritan Disha, por ky dënim u rrëzua në Gjykatën e Lartë dhe rigjykimi në Apelin e Krimeve të Rënda që i dha atij pafajësi. Gjatë fazës së gjykimit të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj, ka qënë në liri ndërsa sot ka rënë pre e një atentati me armë zjarri duke marrë një plumb në këmbë. Ndërkohë emri i Julian Meçe, përmendet për herë të parë si pjesë e bandës së Durrësit, nga dëshmia e Adriatik Colit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK ISHIN FJALË KOT/ Kate-i dhe William-i i ndajnë zyrtarisht hesapet me Harry-n dhe Meghan-in
Previous article DOSJA 978/ Ku Meta i kërkonte Kastriot Ismailajt 200 mijë euro për zgjedhje

enxhi.autor

Postime të ngjashme

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar Aktualitet

GODITET MAFIA SHQIPTARE E DROGËS NË FRANCË/ Kokainë, armë dhe miliona euro të sekuestruara, 7 të arrestuar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT