• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!

17 June, 2019 Redaktor1 OP-ED

As që e kam shkuar ndërmend se Lulzim Basha, do paraqitej sot në Prokurori për lobimin në SHBA me para ruse. “Thirrja ime si i pandehur është në shkelje të ligjit. Smi keni bërë letrat mirë”, ishte përgjigja e tij.
Për opozitën e rrugës, shteti janë liderët e saj: Ata janë qeveria, parlamenti dhe drejtësia. Opinioni publik, media dhe individi. Polici, hetuesi dhe gjyqtari. Për ta institucionet dhe ndarja e pushteteve nuk ekzistojnë. Aq më pak kontrolli dhe balanca e tyre.
Për ta: “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafashë janë më të barabarta se të tjerat”. Fiks si tek “Ferma e Kafshëve” të George Orwell-it.
Për ta: “Të gjithë qytetarët janë të barabartë përpara ligjit”, është gënjeshtra më e madhe në botë. Sepse ata vetë janë më të barabartë se të tjerët. Ndaj nuk e zbatojnë atë.
Lulzim Basha thjeshtë tregoi se e ka ves shmangien e përballjes me të vërtetën. E ka bërë edhe kur u thirr në gjykatë për skandalin e rrugës së Kombit. Mori raport mjekësor, që tia hedhi ndëshkimit ligjor, “me procedurë”.
Edhe sot mori pozën e personazhit të “Fermës…” e tha: “Jam më i barabartë se Prokuroria”. Më pas, fillon hileja e radhës për të shpëtuar prapë dhe Basha thotë se “Jam kërcënuar me jetë!” Kaq duhej dhe Ilir Meta, vrapoi që ta shpëtojë të singjashmin e “Fermës…” duke thirrur në raport shefin e SHIK…
Janë të gjithë bashkë tashmë, duke hedhur “vallen e vdekjes”. Ishte dita kur në Parlament u depozituan firmat për nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit. Meta nxitoi e këndoi: “Në rrezik e në nevojë/ shoku, shokun ta ndihmojë…!”
Është një histori e vjetër e gjitha kjo, që pritet të mari fund më 30 Qershor. Për ti hapur rrugën një historie të re. Me drejtësi të re. Me mentalitet të ri. Kur do mari fund ky tranzicion i vjetër dhe do nisë udhën, Shqipëria e re Europiane.
Por Lulzim Basha nuk është i vetmi. Sepse kështu i shpëtoi më parë edhe vetë Ilir Meta drejtësisë, kur u kap me zë e me figurë me bllok në dorë në zyrën e Dritan Priftit.
Kështu i shpëtoi edhe Berisha “21 janarit”, kur nuk lejoi zbatimin e 6 urdhër- arresteve të Prokurorisë së Përgjithshme, për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës që vranë 4 qytetarë të pafajshëm në bulevard.
Por, kështu nuk mund të vazhdohet përjetësisht. Sepse nëse e kanë seriozisht se e duan shtetin, duhet ta respektojnë atë, duke qenë qytetarët e parë model të kësaj Republike.
Nëse një qytetar i thjeshtë do të sillej si Basha, Meta e Berisha me Prokurorinë dhe drejtësinë në Shqipër, çfarë do të ndodhte me ta?! Pse qytetari duhet të përballet me drejtësinë dhe lidershipi i opozitës sonë, JO?!
Kjo qasje po mer dhe duhet të mari fund një orë e më parë. Ndaj çfarëdo që të shpiki, Basha nuk i shpëton dot këtë radhë, hetimit dhe gjykimit.
Letra e tij e refuzimit ndaj Prokurorisë, ishte thjeshtë pasqyrimi mbi të, i pamjes për gjendjen reale të lidershipit të opozitës së rrugës. Një lidership i izoluar tashmë në “Fermën…” e vet antiinstitucionale dhe antisistem, që ka frikë të përballet me drejtësinë dhe me qytetarët shqiptarë në votime!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PËRGJIMET SI BABALJA"/ Balla: Arben Keshi është rrahur nga Flamur Noka
Previous article "NDIHEM I TRISHTUAR"/ Basha reagon për përgjimet: Gjynah që një votë kushton 4 mijë lekë

Redaktor1

Postime të ngjashme

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec OP-ED

Artur Shehu dhe zinxhiri i pronave në Zvërnec

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT