• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NDIHEM I TRISHTUAR”/ Basha reagon për përgjimet: Gjynah që një votë kushton 4 mijë lekë
Home
Politikë

“NDIHEM I TRISHTUAR”/ Basha reagon për përgjimet: Gjynah që një votë kushton 4 mijë lekë

17 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, pas publikimit të përgjimeve nga gazeta “Bild”.

Ai tha se është i keqardhur se sot shteti është një lukuni banditësh.

Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës. 

Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet tw ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.

Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar. Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull.

Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.

Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë. 

Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci.

Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. 

Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm –  ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë”, tha Basha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALFRED PEZA/ Lulzim Basha e ka ves shmangien e përballjes me drejtësinë!
Previous article ARRIN MARRËVESHJEN/ Një nga talentet e Ajaxit transferohet në Bundesliga tek...

F.autor

Postime të ngjashme

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve... Breaking News

SHBA FESTON 250 VJETORIN E PAVARËSISË NË TIRANË/ VanHorn: Shqiptarët e njohin mirë dëshirën për liri! Miqësia mes dy vendeve...

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin Aktualitet

"RAMA JEP DORËHEQJEN"/ Nis marshimi për protestën e 18, thirrjet pushtojnë bulevardin

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën Politikë

PE RRËZOI AMANDAMENTIN PËR SAZANIN DHE ZVËRNECIN/ Rama: Ose është çmendur Europa, ose ka diçka që nuk shkon me ata që nisëm protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT