Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla pranoi në studion e “Real Story” në Vizion Plus se audio-përgjimet e dala në BILD janë të vërteta përfshirë komunikimin mes kryeministrit Rama dhe Arben Keshit.
Ky i fundit, sipas Ballës është një socialist i vjetër, njëkohësisht anëtar asambleje i PS:
“Arben Keshi është anëtar i PS në Dibër . Ka kandiduar për kryetar komune në Maqellarë dhe është rrahuar nga persona të PD në atë kohë.
Ka qenë një prej koordinatorëve elektorale në Maqellarë. Keshi dhe personat bashkë me të janë rrahur në mënyrë shtazarake nga Falmur Noka, madje i kane nxjerrë dhe pistoletën Keshit.
Në arkiva mund të gjeni edhe deklaratën time ku akuzoj PD për dhunim të anëtarëve të PS.”