• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDRYSHON QËNDRIM/ Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
Home
Rajon

NDRYSHON QËNDRIM/ Zaev: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme

17 June, 2019 Lubjana.autor Rajon

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është treguar i vendosur që të mos ketë zgjedhje të parakohshme në këtë vend, edhe pse vet e kishte paralajmëruar një mundësi të tillë. Ditë më parë, vet Zaev e kishte paralajmëruar mundësinë e zgjedhje, duke e ndërlidhur atë me marrjen e datës për negociatat e anëtarësimit në BE.

Pas mbledhjes së Këshillit Qendror të partisë së tij Social-demokrate, në Ohër, Zaev tha se është vendosur që të ketë vetëm riformatim të qeverisë, pasi sipas tij, zgjedhjet mund të rikthejnë nacionalizmin e radikalizmin në Maqedoninë e Veriut.

“Kemi vendosur kështu me qëllim që që të dërgojmë mesazhin tek vendet anëtare të BE-së se nuk do të lejojmë edhe njëherë të kthehet nacionalizmi, radikalizmi dhe populizmi në Maqedoninë e Veriut. Nuk do të lejojmë që sërish të ndahet shoqëria dhe të konfrontohet me të gjitha shtetet fqinjët. Ne ia kemi arritur qëllimit, deri në fund të vitit besojmë se do të marrim datën andaj do të shkojmë vetëm në riformatimin e qeverisë, jo më shumë se të tetë ministrive”, ka deklaruar Zaev duke paralajmëruar edhe shkarimin e më shumë se 20 drejtorëve të institucioneve publike.

Ai këto vendime i ka marrë i pakënaqur me punën e tyre, ndërsa i kishte paralajmëruar që pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, më 5 maj, që përfunduan më një rezultat jo të mirë për partinë e tij, pavarësisht se fitoi kandidati i saj për president, Stevo Pendaroski.

Nga ana tjetër, opozita në një tubim partiak ka drejtuar akuza të shumta në adresë të qeverisë duke e akuzuar për paaftësi dhe tradhti të interesave kombëtare. Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së paralajmëroi fitoren e partisë së tij në zgjedhjet e reja, pa marrë parasysh se kur do të mbahen ato.

“LSDM dhe Zaev janë nisur në rrugën pa kthim kurse VMRO-ja cdo ditë po bëhet gjithnjë e më e fuqishme. Fitorja e VMRO DPMNE-së, do të jetë fitore për Maqedoninë. Këtë ua premtoj”, ka deklaruar Mickovski në Shkup, në një manifestim të partisë së tij.

Ndryshe, vendimi i LSDM-së për të mos u mbajtur zgjedhjet besohet të jetë ndikuar edhe nga mesazhet e përfaqësuesve ndërkombëtar, të cilët një vendim të tillë të mundshëm, siç bëhet e ditur e kanë vlerësuar si të gabuar pasi në vend të zgjedhjeve, Maqedonia e Veritut duhet të përqendrohet në sferën e reformave që të mund të merr datën në vjeshtë të këtij viti

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUNDJAVË RELAKSUESE NË GREQI/ CR7 në palestër, Georgina në pishinë (FOTO)
Previous article "PSE DO SHKËPUTEM SOT NGA FUSHATA"/ Rama: Gati për fazën finale drejt 30 qershorit... (FOTO)

Lubjana.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret Rajon

GREQIA NË ALARM/ Priten temperatura deri në 43°C dhe rrezik maksimal nga zjarret

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc Breaking News

TRAGJEDI NË MAQEDONINË E VERIUT/ Tre shqiptarët e Kosovës të zhdukur prej të shtunës gjenden të vdekur në lumin Lepenc

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT