Kreu i qeverise Edi Rama ne nje postim te bere ne Twitter, ka treguar se eshte shkeputur siten e sotme nga fushata, per te marre pjese ne Forumin e Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor.
Rama ka ritheksuar edhe nje here se me 30 qershor do te mbahen zgjedhjet, duke shtuar se ne kete dite, ” populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”.
“Shkëputje e pashmangshme nga fushata për të marrë pjesë në Forumin e prestigjozes Financial Times – Investimet në Ballkanin Perëndimor. Pasnesër gati për fazën finale drejt 30 qershorit, ditës kur populli do t’u japë një mësim të paharrueshëm kundërvënësve të tij pa din e iman”, ka shkruar Rama.