Kreu bashkiak Erion Veliaj ndodhet në Pezë në kuadër të fushatës elektorale. Veliaj si gjithmonë nuk ka harruar të thumbojë opozitën me tone akoma e më të ashpra.
Ndërsa iu kujtojnë qytetarëve të Pezës se Partia Socialiste është zgjedhja e duhur, nuk lë pa kujtuar se protestat e opozitës janë sa për sy e faqe, pasi çdo fundjavë janë në jug me shpenzime të mëdha luksoze.
‘’Proteston i volgi Basha kur ka Range Rioverin e fundit. Protestojnë për sy e faqe, mbaron tani në fundjavë i ke në jug te ‘Folie Marine’, ku një kokteil bënë 15 mijë lek. Kështu është kur e shikon Shqipërinë nga një xhami i një Lambo . Shikoni dhe kontrolloni kush i ka makinat më të shtrenjat dhe bëni llogaritë vetë. Ata mendojën akoma se ka budallenjë që vazhdojnë ti besojnë.’’, u shpreh Veliaj.
Gjithashtu kandidati socialist nënvizoi se qytetarët shqiptarë e kanë tashmë të qartë se cila është diferenca mes opozitës e cila I ka sjellë vetëm shkatërrim vendit dhe Partisë Socialiste e cila ka qenë fokus qytetin dhe qytetarët për të ndërtuar më shumë çerdhe, kopshte,rrugë etj.


