Një kalimtare është aksidentuar nga një autoambulancë. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet.
Pas përplasjes, ka qenë po ambulanca ajo që ka transportuar të plagosurën për në spital, e cila ka ndërruar jetë pak orë më pas.
Përplasja ndodhi teksa gruaja po kalonte rrugën, duke i dalë përpara ambulancës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës.



