• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Protestat/ Basha nis mbledhjen e grupit parlamentar të PD, mungon Berisha
Home
Sociale

Protestat/ Basha nis mbledhjen e grupit parlamentar të PD, mungon Berisha

18 December, 2017 Q.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar për organizimin e protestës që pritet të nisë për pak minuta.

Kryetari Basha do të japë udhëzimet e fundit për koordimin e protestës që bëhet pak para nisjes së seancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.

Ndërkohë në ambjentet e jashtme të godinës së parlamentetit, qytetarë të shumtë nga i gjithë vendi janë mbledhur për t’iu bashkuar protestës opozitës.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, mungon ish-kryeministri Sali Berisha.

Pjesa e jashtme e parlamentit është rrethuar nga forca të shumta policore.

Ditën e djeshme pas takimit me aleatët e tij, kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë për rivalin e tij politik, Edi Rama.

“Nesër Edi Rama ka dy qëllime. Duke dhunuar Kushtetutën të emërojë një prokuror politik. Duke emëruar një prokuror politik, të pengojë, të ngadalësojë apo të asgjësoje dosjet e krimit dhe korrupsionit që lidhin bashkëpunëtorët e tij të ngushtë me krimin dhe me atë vetë. Në këto kushte, shqiptarët kanë të vetme zgjedhje, që mund të ketë çdo popull i civilizuar kur Kushtetuta, pakti që ndaj të mirën nga e keqja, politikën demokratike nga diktatura, dhunohet dhe shkelet, dhe kjo është të bashkohemi për të treguar që ky vend ka institucionin e opozitës në këmbë, ka qytetarët e lirë në këmbë për të mbrojtur liritë themelore. Nëse nesër, Edi Rama tenton të çojë deri në fund puçin e tij kushtetues, duhet ta dijë se kostoja e përballjes do të jetë e madhe në kuptimin e goditjes që do t’i japë bashkëjetesës demokratike, stabilitetit në vend, dhe se shqiptarët si çdo komb tjetër i civilizuar nuk mund dhe nuk do ta pranojnë as dhunimin e Kushtetutës, as kapjen politike të drejtësisë, as asgjësimin e Refomës në Drejtësi për të cilën kemi investuar kaq shumë dhe që shqiptarët mezi e presin për interesat e tyre si qytetarë por edhe për interesin madhor kombëtar të pastrimit të politikës nga krimi, pa të cilën nuk do të ketë as hapje negociatash, as Shqipëri europiane,” u shpreh Basha dje.

 Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tuna ju befason me linjat seksi pas lindjes së Tianit (FOTO)
Previous article Ekzekutimi i 32- vjeçarit në Shkodër/ Shpallet në kërkim vrasësi, doli nga burgu me leje (EMRI)

Q.Autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO) Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË VLORË/ Drejtuesi i motorit transportohet me urgjencë në spital (FOTO)

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria Aktualitet

PROTESTA/ Tubimi në kryeqytet, protestuesit të vendosur: Rama jep dorëheqjen, poshtë qeveria

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT