• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATI NË KOSOVË/ Pse Ramës dhe Metës nuk iu dha fjala në ditën e çlirimit?
Home
Politikë

DEBATI NË KOSOVË/ Pse Ramës dhe Metës nuk iu dha fjala në ditën e çlirimit?

14 June, 2019 F.autor Politikë

Në Kosovë vijon debati mbi ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit, ku, midis të tjerëve, mori pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton. Liderët e Shqipërisë, Edi Rama dhe Ilir Meta ishin gjithashtu të pranishëm, por ajo që u vu re më 12 qershor ishte fakti që kryeministrit dhe presidentit të Shqipërisë nuk iu dha fjala në ceremoni.

Gabim të madh e konsideroi Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, vendimin e organizatorëve për të mos i dhënë fjalën Ramës dhe metës.

“Gabim i madh që nuk iu dha fjala presidentit ose kryeministrit të Shqipërisë në manifestimin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës! Ne po harrojmë se pa Shqipërinë asnjë plumb s’do të kishim mundur ta shkrepim, e lëre ma të organizojmë luftën e armatosur kundër Serbisë! A thua kur do të mësohemi që shtetin dhe kombin t’i mbajmë mbi dashuritë dhe urrejtjet e politikave ditore?”,- shkruan Latifi.

Media ‘Kallxo.com’ ka kontaktuar me zëdhënësen e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, por ajo nuk ka preferuar të komentojë mbi këtë çështje, duke deklaruar se duhet të pyeten drejtuesit e Këshillit Organizativ që u morën me ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit. Në krye të këshillit ishte Atifete Jahjaga, ish-presidente e Kosovës.

Mediat në Kosovë raportojnë edhe për një pakënaqësi të kryeministrit Rama për vendin ku ishte caktuar të qëndronte gjatë ceremonisë. /Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A PO TËRHIQET PD? “Presim Ilir Metën për një datë të re zgjedhjesh!”
Previous article HOROSKOPI DHE VIPAT/ Sonila Meço, "Gaforrja" kardinale e etur për sukses!

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT