• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
A PO TËRHIQET PD? “Presim Ilir Metën për një datë të re zgjedhjesh!”
Home
Politikë

A PO TËRHIQET PD? “Presim Ilir Metën për një datë të re zgjedhjesh!”

14 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

Partia Demokratike ka reaguar pas një paralajmërimi që kryeministri Edi Rama iu bëri kryebashkiakëve të PD-së, të cilët duan të sabatojnë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Ajo që është interesante në përgjigjien e PD-së, është që për herë të parë partia e drejtuar nga Lulzim Bashës, jep sinjale se kërkon të marrë pjesë në zgjedhjet vendore.

PD thotë se po pret datën e re që do ta caktojë Ilir Meta, duke u tërhequr kështu nga qendrimi që nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër. “Zoti kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse, për sa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri! Zoti kryeministër, kur presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne! Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në”, thuhet në reagimin e PD-së.(TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNOHET NGA SHOQJA E DHOMËS/ Studentja: Më kishte lidhur...
Previous article DEBATI NË KOSOVË/ Pse Ramës dhe Metës nuk iu dha fjala në ditën e çlirimit?

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT