• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Anila Hanxhari sfidon vetveten, flet italisht mbi dashurinë
Home
Libri

Anila Hanxhari sfidon vetveten, flet italisht mbi dashurinë

17 December, 2017 Q.Autor Kulturë, Libri

“Dashuri rrezaton” është libri më i fundit me të cilin poetja shqiptare Anila Hanxhari i prezantohet lexuesit italian. Vëllimi që mban nëntitullin “Dialog në vargje mbi dashurinë”, botim i “Meta Edizioni”, u prezantua pak javë më parë në kuadër të FLA “Festivali i librit dhe gjërave të tjera” në Pescara.  Pasi ka eksploruar një serë temash, sjellë gjithnjë në vargje të mbushur me simbolika, Hanxhari sfidon vetveten dhe artin e saj poetik në një lëmë në dukje nga më të thjeshtët.

“Kur vendosa të shkruaja poezi mbi dashurinë, dëgjoja të ma thoshin se do të ishte e lehtë, në fakt është krejt e kundërta”, thotë Anila. Poezitë e saj, përfshirë dhe vëllimin më të fundit janë impenjative. Poezi ku nuk duhen lexuar thjesht vargjet, por duhet “kërkuar” mes vargjeve. Pikërisht këtë dimension thekson në parathënien e librit kritiku dhe poeti i njohur italian Davide Rondoni. I pranishëm në cerimoninë e promovimit, Rondoni u shpreh se “është përgjegjësi e madhe të shkruash poezi dashurie në italisht, duke ditur që italishtja është gjuha e poezisë së dashurisë. Janë të shumtë ata që kanë lënë gjurmë, ndaj nuk mund të kesh një qasje fëminore. Nuk mund të publikosh një libër me poezi në Itali pa pranuar që poezia e dashurisë nuk është vetëm poezi e ndjenjave, por e njohjes(diturisë).

Anila ka marrë përsipër të shkruajë për dashurinë si njohje dhe një nga elementët më të rëndësishëm të poezisë së saj është fakti që na vë në krizë konceptin që ne kemi mbi njohjen, mbi artin, mbi karakterin njerëzor që e karakterizon deri në palcë moskuptimi”.  Anila Hanxhari shkruan italisht, dhe jo rastësisht është pjesë e  antologjisë “Poezia e re italiane”, botuar nga Mondadori. “Anila Hanxhari nuk është poeteshë e vështirë. Kush mendon që ajo është e pakuptueshme(e paqartë,e errët)nuk kupton asgjë nga poezia. Është profetike”, thekson Rondoni. Gjatë promovimit të vëllimit, në një minilaborator krijues, një nga poezitë u interpretua italisht, shqip dhe në spanjisht.

“Një nga dëshirat e mia më të mëdha është publikimi i një libri me poezi në gjuhën shqipe”, thotë Hanxhari, e cila pati përkthyer disa nga poezitë e saj për të marrë pjesë në çmimin letrar “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. Anila Hanxhari ka lindur në Durrës më 1974. Jeton në Lançiano,  Itali. Është poete, piktore,  përkthyese, presidente e shoqates “Italfida”. Ka publikuar përmledhjet poetike “Unë ti dhe shpirti” (Ianieri 1997), “Bari i fishkur i lindjes” (Noubs 2002), “Shenja uji” (Noubs 2007), “Dollia e engjëjve”(La Vita Felice 2012), “Liria e hedhur në short” (Tabula Fati Solfanelli). Ka marrë një seri çmimesh për poezinë e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Përdhunohet dhe vritet punonjësja e Ambasadës Britanike në Liban (Emri)
Previous article Festivali i 56 i Këngës në RTSH, surpriza e kantautorit të famshëm Ricardo Cocciante

Q.Autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT