• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Festivali i 56 i Këngës në RTSH, surpriza e kantautorit të famshëm Ricardo Cocciante
Home
Kulturë
Muzikë

Festivali i 56 i Këngës në RTSH, surpriza e kantautorit të famshëm Ricardo Cocciante

17 December, 2017 Q.Autor Kulturë, Muzikë

Festivali i 56 i Këngës në RTSH po bën përgatitjet e fundit përpara se të nisë prezantimi i këngëve në datat 21,22,23 dhjetor. Regjizori i Festivalit Pali Kuke zbulon për Report Tv disa nga të rejat dhe surprizat që sjell ky edicion.

Bashkë me dhjetorin vjen edhe edicioni i 56-të i Këngës në RTSH, që gjendet tashmë në fazën e tij përfundimtare.

Skenografia, e ideuar si një kurore e stërmadhe, i qëndron mbi krye vlerave të këtij festivali që nga edicioni i parë e deri në të 56shtin. Kështu shprehet regjisori Pali Kuke, teksa na njeh me ndryshimet dhe të rejat që sjell Festivali i fundvitit.

“Kemi këngë shumë të mira në festival, kemi emra të mëdhenj të muzikës shqiptare këtë vit, pse jo është shumë pozitive që festivalin do ta drejtojë Adi Krasta,”tha regjizor Pali Kuke.

Pali pohon se i ftuari i nderit në Natën e Parë të Festivalit do të jetë Ricardo Cocciante, kantautori i njohur italian.

“Përveç këngëve që ai ka me shumë vlerë do të kemi edhe një interpretimin e një pjese që i përket një opere shumë të madhe që ka vendosur në Roterdam dhe në pallatin e operës në Paris. Kemi dhe shumë të ftuar të tjerë dhe formacione bendesh të tjera,” shpjegoj Pali Kuke.

Ndryshe nga çdo edicion tjetër publiku ka pasur mundësinë të ballafaqohet me 22 këngët konkurrues, përpara se të prezantohen në netët live. Po kjo mënyrë prezantimi nuk ka ndikim për këngën fituese të Festivalit.

“Detyrë themelore e kësaj skene, e këtij institucioni i këtij festivali në Radio Televizionin Shqiptar është të mbaj fuqishëm, të ruaj traditën dhe vlerat tek ballafaqohet dhe i fton me dyer të hapura të gjitha trendet të gjitha zhanerat të rrugëve ku kënga duhet të eci,” tregoj Kuke.

Festivali i Këngës, që shënon edicionin e tij të 56-të, daton që në vitin e largët të 1962. Festivali do të mbahet tek Pallati i Kongreseve në datat 21,22,23 dhjetor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Anila Hanxhari sfidon vetveten, flet italisht mbi dashurinë
Previous article Virozat e stinës dhe aksidentet rrugore “bllokojnë” urgjencën e spitalit të Durrësit

Q.Autor

Postime të ngjashme

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT