• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ “Opozita nuk do pushtet në tavolinë”
Home
Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ “Opozita nuk do pushtet në tavolinë”

7 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

“MITET E RREME TË 30 QERSHORIT”/ 10

“Opozita nuk do pushtet në tavolinë”

Një nga mitet e rreme më të përhapura të opozitës sonë kryesore, është se ajo se nuk i dogji mandatet e deputetëve, për të fituar pushtet në tavolinë. Sipas saj as dalja nga sistemi politik i vendit dhe as mosfutja në zgjedhjet e 30 Qershorit, nuk e synon këtë gjë.

ALIBIA
Ne duam thjeshtë një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër, si i vetmi kusht për tu rikthyer brenda sistemit politik të vendit dhe për tu futur në zgjedhje. Ish Kryeministri Sali Berisha i konsideruar edhe si “lideri shpirtëror” apo “lideri historik” i Partisë Demokratike, e ka përcaktuar filozofinë e kësaj lufte politike duke ia caktuar vijën e kuqe të sjelljes politike Lulzim Bashës: “Ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita!”

KJO DO TË THOTË
Pas këtij përcaktimi, duket që nuk ka asnjë rrugë të mesme, për sjelljen e lidershipit të opozitës sonë jashtparlamentare. Që do të thotë se Basha dhe Kryemadhi bashkë me aletatët e tyre të tjerë, ose do rrijnë në rrugë derisa t ëiki Edi Rama pa zgjedhje, ose ata do të rikthehen të gjithë në shtëpi. Përtej këtyre dy alternativave nuk ka as dialog pa kushte në tryezën e bisedimeve, as llogjikë politike, as adresim kërkesash për standarted e pretenduara si të munguara, etj.

E VËRTETA
Kushti i opozitës, për qeveri tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër, apo “ose ikën Edi Rama, ose shkrihet opozita” nuk është gjë tjetër, veçse pikërisht “marrje pushteti në tavolinë”.
E para, sepse vetëm kështu mund të përkthehet çdo alternativë politike, e cila shmang, i ikën ose nuk kalon nga e vetmja rrugë e demokracive funksionale: Zgjedhjet. Proceset elektorale. Dita e votimeve. Vota e qytetarëve.
E dyta, në asnjë rast zgjedhjet pas krijimit të qeverive tranzitore, si në praktikën shqiptare të pas 1990 dhe në atë ndërkombëtare, nuk fitohen nga partitë që janë në pushtet në momentin e zëvendësimit të saj. Pasi nëse do të ishte fituese, nuk kishte pse të ikte, për ti hapur rrugën një zgjidhje tjetër të re.
E treta, nëse do të ikte Edi Rama si kryeministër se kështu dëshiron opozita dhe qeveria e tij do të zëvendësohej me një qeveri të re tranzitore, atëherë ky zhvillim i panjohur më parë, kjo do të krijonte precedentin e bërjes së Shqipërisë, thjeshtë të paqeverisshme. Sepse nëse sipas kësaj logjike opozita vjen në pushtet, edhe PS që do të kalonte në opozitë, me të njëjtën logjikë pas disa muajsh do të digjte mandatet e deputetëve të saj dhe do të kërkonte sërisht zgjedhje të parakohëshme. E kështu, pambarimisht.

PSE NUK IKËN EDI RAMA
Sepse qeveria e tij është votuar nga një Parlament, që doli nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë, pas zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Fitorja e PS u çerifikua nga 7 anëtarët e KQZ, me asnjë votë kundër. Asnjë nga 35 mijë vëzhguesit e zgjedhjeve nga të cilët gjysma ishin të PD, nuk kanë bërë asnjë ankim. Kolegji Penal nuk shqyrtoi asnjë ankesë nga partitë apo kandidatët në garë. Zv. Ndihmës sekretari Amerika I shtetit, Palmer në prill kur ishte në Shqipëri tha se “qeveria dhe institucionet e tjera shqiptare, janë legjitime. Mandatet e djegura janë metoda të vjetëruara. Opozita duhet të përfshihet në proceset demokratike.” I pyetur se çduhet të bëjë qeveria që të bindë opozitën për tu future në zgjedhje, Palmer tha: Kjo është përgjegjësi e opozitës dhe jo e qeverisë. Eshtë detyrë e opozitës që të bindë elektoratin, që ta votojë”.

PËRFUNDIMI
Në këto kushte, kjo qasje opozitare në parktikë bie ndesh me pretendimin e saj teorik se ajo “nuk po kërkon pushtet në tavolinë”.

/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANAIRI I PUNËS NË GJIROKASTËR/ 416 vende të lira pune, ja sektorët mbizotërues
Previous article FOTO E DITËS/ Avokat Ngjela e kritikoi për pamjen, ja ç’bëri Erion Braçe sot

F.autor

Postime të ngjashme

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë Politikë

"UNË NUK JAM KUMBAR..."/ Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve Aktualitet

NDRYSHIME NË POLICINË E SHTETIT/ Ja emrat e rinj të drejtuesve

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

"S'KA KTHIM PAS"/ Vazhdon marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet: Rama jep dorëheqjen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT