• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Zyrtari rus: BE nuk është në gjendje të ndërmjetësojë
Home
Rajon

DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Zyrtari rus: BE nuk është në gjendje të ndërmjetësojë

4 June, 2019 k.autor Rajon

Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, tha se ai që nuk e respekton Rezolutën 1244 për Kosovën duhet të mbajë përgjegjësi.

Volodin i bëri komentet të hënën në Kuvendin e Serbisë.

“Mungesa e një reagimi të qartë të Bashkimt Evropian ndaj provokimeve të Kosovës ngre dyshime se BE-ja është në gjendje të veprojë si një ndërmjetëse në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Volodin, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

“Konsiderojmë se të gjitha palët duhet ta respektojnë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. E, ata që nuk e respektojnë, duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Volodin në një seancë të posaçme të Kuvendit të Serbisë, që u mbajt me rastin e vizitës së tij.

Rezoluta 1244, e miratuar në qershor të vitit 1999 nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, autorizoi një prani ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë dhe themeloi Misionin e Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë (UNMIK).

Kosova ka shpallur pavarësinë në shkurt të vitit 2008 dhe udhëheqësit e saj thonë se misioni i UNMIK-ut është tashmë i tejkaluar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha në takim me Volodinin se marrëdhëniet midis Serbisë dhe Rusisë janë shumë të afërta, porse është e domosdoshme të punohet në rritjen e bashkëpunimit ekonomik.

Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e BE-së, kanë nisur dialogun për normalizim marrëdhëniesh qysh në vitin 2011.

Procesi aktualisht ka ngecur për shkak të, siç është thënë, taksës që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME? Kryeministri italian kërcënon me largimin e tij
Previous article "FITER BAJRAMI"/ VIP-at shqiptarë urojnë besimtarët e shprehin urimet e tyre të sinqerta (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT