• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME? Kryeministri italian kërcënon me largimin e tij
Home
Nderkombetare

ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME? Kryeministri italian kërcënon me largimin e tij

4 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Përplasjet e vazhdueshme mes dy aleatëve politikë të qeverisë italiane kanë detyruar kryeministrin e vendit, Xhuzepe Konte, që t’u japë atyre ultimatum për pajtim, përndryshe ai do të dorëhiqet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kryeministri i Italisë i ka bërë thirrje dy partive të koalicionit qeverisës të lënë mënjanë ndasitë ose ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Xhuzepe Konte kërcënoi të hënën me dorëheqjen e tij pasi grupimi ekstremist “Lidhja” dhe aleati tjetër populist “Lëvizja 5 Yjet” kanë ngritur dyshime rreth të ardhmes së kontratës që lidhën vitin e kaluar.

Conte: “Nëse qëndrimet e dy liderëve politikëve nuk janë konsistente dhe parimore, apo transparente dhe kushtetuese siç unë kam vepruar deri tani, do e dorëzoj mandatin tim në duart e presidentit të republikës. Secila palë duhet të marrë përgjegjësitë e veta, dhe për këtë më duhet një përgjigje e qartë dhe e shpejtë nga dy forcat politike.”

Kreu teknokrat i kabinetit u caktua vitin e kaluar me një rol përbashkues në krye të qeverisë, por me kalimin e muajve atij i është dashur të ndërmjetësojë dallimet e thella mes dy partive qeverisëse, që nisin nga politikat ekonomike, tek emigracioni madje edhe festat kombëtare.

Përplasjet janë ashpërsuar më tepër në javët e fundit pasi partia e zv.kryeministrit Mateo Salvini fitoi 34 për qind të votave në zgjedhjet europiane, ndërsa homologu tjetër Luixhi di Maio mori vetëm gjysmën.

Kryeministri Konte tha se vëmendja duhet të kthehet te buxheti i vitit të ardhshëm dhe manovrat ekonomike, për të fituar besimin e tregjeve financiare.

Në fundjavë qeveria italiane pritet të marrë një letër nga Brukseli rreth hapave që duhet të ndërmarrë për të evituar masat disiplinore disa miliarda euro për shkeljen e rregullave të deficitit dhe borxhit publik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TAKIMET NË BERLIN/ E reja i lë komentin EPIK Bashës: A të pyetën për tabelën e shumëzimit?
Previous article DIALOGU KOSOVË-SERBI/ Zyrtari rus: BE nuk është në gjendje të ndërmjetësojë

k.autor

Postime të ngjashme

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse Botë

“NA SHISNI 10% TË PATRIOTËVE”/ Zelensky: Vetëm kështu do shkatërrojmë raketat balistike ruse

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit Botë

PAS GODITJES NGA LUFTA/ Irani riformon strukturën komanduese të vendit

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan Botë

EKSODI MAROKEN/ Ceuta një vend torture dhe kurthi për emigrantët e mitur, 5 vajza u përdhunuan në një javë, dhjetëra u shpëtuan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT