Në festën e Fiter Bajramit,ditën e sotme, mijëra besimtarë muslimanë kanë falur Namazin, në sheshin Skënderbej, Tiranë.
Një lajm tjetër interesant vjen nga agjensia prestigjoze e lajmeve “REUTERS”,e cila e ka përzgjedhur si foton më të mirë të ditës, pikërisht një nga momentet e faljes së Namazit, ditën e sotme.
Në fakt fotoja është e veçantë dhe ndërkohë që burrat kryejnë ritet e faljes, një vajzë e vogël qëndron në mes të tyre, duke parë në horizont.