• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË LONDËR/ Trump takon May: Do të kemi marrëveshje…
Home
Nderkombetare

VIZITA NË LONDËR/ Trump takon May: Do të kemi marrëveshje…

4 June, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Raportet ekonomike mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ishin në qendër të takimit që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi të martën në vend në kuadër të vizitës së tij. Trump njoftoi se palët do të punojnë për një marrëveshje të re tregtare e cila do të jetë më e ndershme për të dyja palët.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i dha të martën një karakter më politik vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

Ai takoi kryeministren britanike Tereza Mej në selinë e saj, për të marrë pjesë në një mëngjes pune në shoqërinë e dhjetëra përfaqësuesve të biznesit nga të dyja vendet.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë kujtoi partneritetin e rëndësishëm tregtar mes dy aleatëve dhe paralajmëroi marrëveshje të reja dypalëshe.

Trump: “Ka shumë mundësi për ta zgjeruar më tej partnerin tonë. Për këtë do të punojmë duke nisur nga sot për një marrëveshje të qenësishme dhe shumë të ndershme që ta kemi gati brenda disa javëve.”

Kryeministrja në ikje Mej tha se përmirësimi i raporteve është në interesin edhe të 1 milionë qytetarëve amerikanë që punësohen në Britaninë e Madhe.

Ndërkohë, vizita treditore e presidentit amerikan është shoqëruar me protesta në rrugët e Londrës, nisur nga qëndrimet e tij të mëparshme për mediet, emigrantët, klimën apo të drejtat e njeriut.

Protestuesit si një vit më parë shfaqën në sheshet kryesore balonën të një fëmije me tiparet e kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe një robot gjigant me pamjen e presidentit duke shkruar në celular teksa qëndronte ulur në një tualet prej floriri.

Dhjetëra mijëra protestuesve në qendrën e Londrës pritet t’u drejtohet edhe kreu laburist i opozitës, Xheremi Korbin.

Ndërkaq kryebashkiaku i Londrës, Sadik Kan, pas etiketimeve të javës së kaluar, sërish nuk i kurseu sulmet ndaj presidentit Trump, duke e quajtur atë një figurë emblematike të ekstremit të djathtë, i cili nuk e meriton trajtimin si një personalitet shtetëror.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË NË FUND/ Ndërpreu finalen e madhe pasi hyri në fushë gjysmë nudo, bjondja seksi tregon arsyen e vërtetë
Previous article FALJA E NAMAZIT NË TIRANË/ Photo of the day. Prestigjozja “REUTERS” publikon momentin që po bën xhiron e botës

k.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT