Demokracia e Re në Greqi ka fituar edhe në zgjedhjet lokale të vendit pas triumfimit në ato europarlamentare.
Ndërkohë, kryeministri grek Aleksis Tsipras ka pranuar humbjen. “Në politikë duhet të dini dhe të humbisni” ishte mesazhi i Tsipras pas njoftimeve zyrtare mbi rezultatin e zgjedhjeve.
Në deklaratat e tij, kryeministri deklaroi se “në politikë, si në jetë, është e rëndësishme të dimë se si të fitojmë, por të dimë dhe të humbasim. Gjëja e rëndësishme është ngritja dhe lufta përsëri. ”
Me këto fraza, Alexis Tsipras ka nisur edhe fushatën e re për zgjedhjet kombëtare të 7 korrikut.
Nesër Tsipras do të paraqitet para presidentit Prokopis Pavlopulos ku do të kërkojë shpërbërjen e parlamentit grek.
Ndërkohë, kreu i Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis është shprehur se tashmë harta e Greqisë është bërë blu.
“Rezultati i zgjedhjeve evropiane ka shkaktuar një ndryshim të madh politik. Në pesë javët e zgjedhjeve kritike parlamentare do të vijnë dhe të marrë vendim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit “, tha ai.


