• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TËRMETET NË KORÇË/ Çako: Janë dëmtuar 184 banesa, do merren masat për përllogaritjen e dëmeve
Home
Breaking News

TËRMETET NË KORÇË/ Çako: Janë dëmtuar 184 banesa, do merren masat për përllogaritjen e dëmeve

3 June, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, në një lidhje telefonike  ka bërë me dije se situata në Korçë është disi më e stabilizuar megjithatë lëkundjet sizmike kanë vijuar.

Çako ka bërë me dije se Emergjencat Civile janë në gatishmëri për të gjithë banorët në nevojë dhe kanë kapacitete e mjaftueshme për të përballuar edhe strehimin e më shumë familjeve.

Me pas kreu i Emergjencave Civile ka thënë se nga lëkundjet janë dëmtuar 184 banesa ku 95 prej tyre janë dëmtuar tërësisht, ndërsa qeveria po punon për përllogaritjen e dëmeve dhe më pas dëmshpërblimin e banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi.

“Është e vërtetë që nuk po mbarojnë lëvizjet sizmike, para pak minutash ka patur termet tjetër 2 ball. Janë marrë masat për strehimin e banorëve. Tërmeti më i lartë është shënuar i shkallës 5.3 ball. Në fshatin Flloq janë mbi 160 persona të strehuar, në Vidov 40 perosna dhe në Qafzezë janë strehuar 30 persona si dhe janë marrë të gjitha masat për banorët , në gatishmëri janë dhe Forcat e Armatosura, Kryqi i Kuq e Emergjencat Civile.”

184 banesa janë të dëmtuara, 95 prej tyre janë të dëmtuara plotësisht që do duhet të marrin vlerësimin nga instancat përkatëse. Deri në momentin e stabilizimit sizmik, qeveria është duke bërë një vlerësim për akomodimin e një fondi për të gjitha masat e trajtimit financiar ose rindërtimin e banesave të tyre.

Sigurisht që jemi në dispozicion, të gjitha institucione. Apeli është të solidarizohemi të gjithë. Nuk mund të parashikohet, por banorët janë solidar me njëri tjetrin. Duhet të ftoja të gjithë biznesmenët që kanë mundësi le ta përqëndrojnë vëmendjen tek këta banorë” është shprehur Haki Çako.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ky lloj lëngu i frutave mund ta luftojë kancerin
Previous article TRIUMFON MITSOTAKIS/ Tsipras pëson humbjen e radhës në zgjedhjet lokale

k.autor

Postime të ngjashme

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë Aktualitet

I SHPËTOI VDEKJES NË DITËN E LINDJES/ Ndërhyrja e rrallë në Fier, mjekët e spitalit “Memorial” bëjnë mrekullinë

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi Aktualitet

ALARM NË NJË KOPËSHT NË KORÇË/ 6 fëmijë përfundojnë në Pediatri, dyshohet helmim nga ushqimi

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË PEQIN/ 3 banesa të djegura dhe mbi 50 hektarë sipërfaqe të shkatërruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT