• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
REFUZIMI I KANDIDATURËS SË FREDI BEJLERIT NË HIMARË/ Reagon OMONIA: Nuk është hera e parë…
Home
Breaking News

REFUZIMI I KANDIDATURËS SË FREDI BEJLERIT NË HIMARË/ Reagon OMONIA: Nuk është hera e parë…

31 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News

Pas refuzimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për kandidimin e Alfred Bejlerit në zgjedhjet e 30 qershorit për Bashkinë e Himarës, ka reaguar organizata e minoritetit grek OMONIA.

Sipas OMONIA, u faktua se sistemi juridik përbën hallkë në zinxhirin e një mekanizmi manipulimi të MEG përsa i përket të drejtave të tij politike dhe elektorale.

‘Për fat të keq nuk është hera e parë që të tilla makinacione ndërmerren dhe ushtrohen në dëm të përfaqësimit autentik politik ose në strukturimin e pushtetit vendor të organizimit të pavarur të MEG, përmes OMONOIA-s dhe PBDNJ’, shkruhet mes të tjerash në deklaratën e OMONIA-s.

 Reagimi i plotë

Kolegji Zgjedhor në Tiranë duke konfirmuar në thelb vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me përbërje politike, i refuzoi të drejtën , kandidatit të pavarur për Kryetar Bashkie të Himarës, z. Dionis – Fredi Beleri, për të kandiduar në zgjedhjet e programuara për në 30 Qershor. U faktua edhe për ata sa kishin çfarëdo dyshimi, se edhe një herë tjetër edhe trupa dhe sistemi juridik përbën hallkë në zinxhirin e një mekanizmi manipulimi të MEG përsa i përket të drejtave të tij politike dhe elektorale.

Kandidati në fjalë  është pjesëmarrës i forumeve drejtuese të OMONOIA-s dhe për këtë arsye pjesëtar i gjithë betejave të komunitetit lokal në një sërë çështjesh që lidhen si me të drejta themelore sikundër ajo e sanksionimit të pasurisë së paluajtshme private si edhe me të drejta që rrjedhin nga natyra e banorëve si pjesëtarë të Minoritetit Etnik Grek me më të rëndësishmen prej tyre atë të vetëdeklarimit dhe vetëpërcaktimit të identitetit etnik.

Në Bashkinë e Himarës zgjedhjet tanimë do të zhvillohen me një kandidat, atë të Partisë qeverisëse Socialiste, me çfarëdo pasojë që kjo sjell.

Para pak ditësh  për arsye gjithashtu të synimeve politike, pavarësisht terminologjisë dhe “argumentimit” formal ligjor, ju mohua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve edhe mundësia z. Vasil Bollano, ish Kryetar Bashkie, për të kandiduar si i pavarur një vend në Këshillin e Bashkisë së zonës.

Për fat të keq nuk është hera e parë që të tilla makinacione ndërmerren dhe ushtrohen në dëm të përfaqësimit autentik politik ose në strukturimin e pushtetit vendor të organizimit të pavarur të MEG, përmes OMONOIA-s dhe PBDNJ. Thjesht tanimë kanë vendosur të mos u përmbahen as preteksteve! Të refuzojnë paraprakisht duke rikujtuar atë “proces elektoral” të errët të Dhjetorit 1945!

Zyra e Shtypit dhe Komunikimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDIZEN TENSIONET/ SHBA i bën paralajmërimin tjetër Turqisë: Pasoja shkatërruese nëse…
Previous article ZGJEDHJET VENDORE/ Balla: Pas 30 qershorit, mundësi e artë për PD dhe LSI, të reflektojnë për…

k.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Dy të rinj shqiptarë humbin jetën pas përplasjes së motorit me monopatinën

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit Breaking News

“KRIJOJMË KËSHILLIM KOMBËTAR PËR FËMIJËT ME AFTËSI NDRYSHE”/ Rama njofton nisjen e punës pas takimit me prindërit

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës Aktualitet

GJYQI PËR ARJOLA XOXËN/ Caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT