• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDIZEN TENSIONET/ SHBA i bën paralajmërimin tjetër Turqisë: Pasoja shkatërruese nëse…
Home
Nderkombetare

NDIZEN TENSIONET/ SHBA i bën paralajmërimin tjetër Turqisë: Pasoja shkatërruese nëse…

31 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Një zyrtare e lartë e Pentagonit ka paralajmëruar përsëri Turqinë për pasojat e blerjes së një sistemi të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Presioni i fundit amerikan ndaj Turqisë, bëhet pavarësisht vendosmërisë së deklaruar të Ankarasë për të realizuar marrëveshjen me rusët.

Ndihmës-sekretarja e mbrojtjes, Kathryn Wheelbarger, tha se blerja e sistemit të raketave S-400 nga ana e Turqisë, do të kishte një efekt “shkatërrues” për raportet e saj me aleatët tjerë të NATO-s, si dhe pjesëmarrjen e saj në programin e furnizimit me aeroplanë luftarakë të SHBA-së, F-35.

“Përfundimi i këtij transaksioni do të ishte shkatërrues, jo vetëm për programin F-35, në të cilin Perëndimi ka integruar aftësinë ajrore të modernizuar të saj, por kjo do të mund të shkëpuste ndërveprimin turk me NATO-n, një aspekt kyç i mbrojtjes së aleancës”, tha Wheelbarger gjatë një fjalimi në Këshillin Atlantik në Uashington.

“Le të jetë e qartë, S-400 është një sistem rus i projektuar për të rrëzuar një avion si F-35, dhe është e pakonceptueshme të imagjinohet se Rusia nuk përfiton nga kjo marrëveshje me Turqinë”, shtoi ajo.

Zyrtarja e lartë amerikane tërhoqi vërejtjen se nëse ky sistem rus integrohet në ndonjë vend aleat të NATO-s atëherë kjo e minon aftësinë e SHBA-së për të ndihmuar këto vende të mbrojnë veten e tyre.

Turqia, si anëtare e NATO-s, po merr pjesë në prodhimin e avionit luftarak amerikan për përdorim nga ushtarët e aleancës dhe ka në plan vetë të blejë 100 avionë luftarakë nga SHBA-ja.

Por, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Ankaraja të heqë dorë nga marrëveshja për blerjen e sistemit rus dhe aleatët e NATO-s, gjithashtu, kanë shprehur shqetësime rreth kërcënimit të mundshëm që ky sistem paraqet për avionët luftarakë të prodhuar nga SHBA-ja.

Uashingtoni ka paralajmëruar Ankaranë se mund të përballet me sanksione nëse Turqia e vazhdon marrëveshjen me rusët.

Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë, po ashtu, se kompanitë turke do të eliminohen nga puna e prodhimit që lidhet me programin e avionëve F-35.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka refuzuar të marrë në konsideratë anulimin e blerjes së raketave dhe e ka quajtur atë një “marrëveshje të kryer”. Ndërkaq, ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, ka thënë së fundmi se Turqia ka dërguar tashmë personel në Rusi për trajnimin në sistemin e raketave. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRGATITJET PËR "COPA AMERICA"/ Tek Argjentina mbajnë radhë për të shkrepur një FOTO me Messin
Previous article REFUZIMI I KANDIDATURËS SË FREDI BEJLERIT NË HIMARË/ Reagon OMONIA: Nuk është hera e parë...

k.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT