Kryeminstri Rama dhe ambasadori i BE-s Luigi Soreca janë në një konferencë të perbashkët duke folur për vendimin e Komisionit Europian.
Rama: “Nuk është surprizë! I kemi bërë detyrat me përpikmëri.
Komisioni ka konfirmuar progres dhe bazuar ne fakte, shifra, analiza ka rikomanduar çeljen zyrtare te negociatave.
Ky ishte hapi i parë sot. Hapi i dytë eshte në mbledhjen e Keshillit Evropian.
Deri ne mbledhjen e Keshillit Evropian ne duhet të bejme gjithçka qe të influencojmë gjykimin politik.
Lexova me kenaqesi mëngjesin e sotem editorialin e ministrit të shtetit të Gjermanisë, i cili ne menyre të admirueshme ka nenvizuar arsyet se përse Gjermania dhe shtetet e tjera duhet të çelin negociatat me Shqipërinë.
Kam nje apel per Lulzim Bashen dhe opoziten që është rrugeve. Deri në momentin e vendimarrjes të Keshillit Evropian eshte mire te mendojmë për Shqipërinë dhe jo per partinë”, u shpreh Rama.


