• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSIONI NË VERI TË KOSOVËS/ Vuçiç: Nuk e kemi ditur, kam folur para…
Home
Rajon

AKSIONI NË VERI TË KOSOVËS/ Vuçiç: Nuk e kemi ditur, kam folur para…

29 May, 2019 k.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë “nuk e flasin të vërtetën” kur thonë se autoritetet në Beograd kanë qenë në dijeni për operacionin e Policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe se një gjë e tillë është lehtë të verifikohet.

Vuçiç tha se ka pasur disa kontakte të martën – në ditën e operacionit – pas orës 11:30, porse nuk ka pasur të tilla “kur ka nisur kriza dhe kur ishte në kulm”, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai tha se pala serbe e ka ditur nga burimet informative se po përgatitet diçka dhe se ai ka folur për këtë në publik para më shumë se dhjetë ditësh.

“I kemi njoftuar. Që nga 17 maji kemi kërkuar nga ta që të mos e bëjnë një gjë të tillë. Kur kanë thënë se iu duhet për shkak të luftës kundër korrupsionit, atëherë njerëzit tanë në Zyrën për Kosovën kanë kërkuar që të mos futen në veri, por t’iu dërgojnë thirrje (të të dyshuarve). Është e rëndësishme të shohim se kë e kanë informuar para 17 majit”, tha Vuçiç.

Më herët, zëdhënësi i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Vincenso Grasso, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe kane qenë të njoftuara për aksionin në veri të Policisë së Kosovës që është zhvilluar më 28 maj.

Aksioni ka rezultuar me arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar dhe kontrabandë.

Operacioni policor është zhilluar në disa rajone, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas.

Në të njëjtën ditë, Vuçiç ka urdhëruar vendosjen e forcave serbe në gjendje gatishmërie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SFIDAT KUALIFIKUESE ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Ismajli e thotë pa siklet: Nuk jam penduar që zgjodha Shqipërinë...
Previous article HAPJA E NEGOCIATAVE PA KUSHTE/ Rama apel Bashës: Mendo për Shqipërinë, jo për partinë

k.autor

Postime të ngjashme

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen Rajon

"SERBIA PO HYN NË NJË KAPITULL TË RI"/ Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT