• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PERTEJ UNIFORMËS “BLU”/ Si u përball policia 23 vjeçare me shokët e klasës në protestën e studentëve
Home
Sociale

PERTEJ UNIFORMËS “BLU”/ Si u përball policia 23 vjeçare me shokët e klasës në protestën e studentëve

23 May, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Përtej një uniforme blu ku shkruhet “policia” qëndron një njeri pas të cilit fshihet një histori… Fjori është një nga vajzat guximtare të Tiranës që të bën të besosh në ëndrra e pasione. Pa dalë nga shtëpia, Fjori takohet në korridor me të shoqin. Ata janë të dy policë. Ajo nuk donte që jeta e saj të kufizohej nga një punë që zhvillohet brenda katër mureve. Kjo ishte arsyeja e fortë, që përkundrejt dëshirës së prindërve, e shtyu të ndiqte pasionin e saj. Askush nuk mundi ta ndalë Fjorin të bëhët police. Për të kjo është puna më e bukur në botë, vështirësitë dhe oraret e zgjatura janë veçse sfida që e bëjnë të ndihet e dobishme për atdheun. Po si e kalon Fjori kohën e lirë? Sërish pasioni e bashkon me punën. Një pjesë të mirë të kohës ajo e kalon me qentë e policisë të cilët i quan “agjentët katër putrosh”. Ajo ka në shtëpi një qen të racës pastor, i cili nuk ka aftësitë e qenve të stërvitur të policisë, megjithatë dashuria dhe njohja që Fjori ka për kafshët e bën që pa asnjë hezitim t’i quajë ata agjentët më besnik të njeriut. Fjori nuk është vetëm një police, ajo ndjek studimet në Fakultetin Ekonomik. Pasi i doli e drejta e studimit në një degë fort të dëshiruar, ajo zgjodhi ta braktisë këtë fushë premtuese për të ndjekur pasionin për policinë. Por tashmë Fjori krahas punës i është rikthyer edhe auditorit të ekonomikut. Por një tjetër përballje mes Fjorit ekonomiste dhe asaj police ndodhi gjatë protestës studentore. Ajo ishte në vijën e parë të efektivëve policorë që u kujdesën për mbarëvajtjen e protestës studentore. Qëndroi përballë shokëve të saj të klasës, stoike dhe pa mimika, duke respektuar detyrën. Për Fjorin policia nuk është privilegj, por sakrificë. E ajo këtë e pranon në çdo fjalë që thotë. Për të kënaqësia është të gjendet pranë shqiptarëve sa herë që prania e një polici ua lehtëson jetën. Fjori ka një këshillë për të rinjtë: “Një punë me mërzitje nuk bëhet, ndiqni pasionin”

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MASAKROHET" NGA FANSAT/ Ja si Kim Kardashian po rrezikon jetën e foshnjes
Previous article EDUARD ZALOSHNJA/ Vërtet PD-ja është rritur elektoralisht, por…

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT