Fotografia e djalit të porsalindur që ka publikuar Kim Kardashian në rrjete sociale ka përhapur frikë tek fansat, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.
Aty duket se Psalm është duke fjetur gjumë, ndërkohë që mban një kapuc të bardhë në kokë dhe është i rrethuar nga batanijet. Shumë fansa kanë folur për emrin e pazakontë, ndërsa të tjerë shqetësohen për sigurinë e foshnjes.
Madje disa e akuzuan Kim se e ka vendosur në rrezik të Sindromës së vdekjes të papritur.
“Ju do të mendoni se pas katër fëmijëve ajo do të dijë se duhet ta vendosë fëmijën me shpinë në krevat. Fatkeqësi”, shkruajti një person.
Kim, e cila shkëlqeu mbrëmë në lancimin e produkteve kozmetike të motrës së saj, nuk ka bërë ende asnjë reagim për këto akuza.