• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DO TË PËRGJIGJEMI…”/ SHBA dyshon se qeveria siriane ka kryer sulm kimik
Home
Nderkombetare

“DO TË PËRGJIGJEMI…”/ SHBA dyshon se qeveria siriane ka kryer sulm kimik

22 May, 2019 k.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dyshojnë që Qeveria Siriane ka kryer sulm kimik. Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë përmes një deklarate se është duke hetuar nëse është përdorur gaz klori në Provincën Idlib, e cila njëherësh është zona e fundit e kontrolluar nga opozita në këtë shtet.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, ka thënë përmes një deklarate se nëse qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, “përdor armë kimike, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë do të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë adekuate”.

Ortagus po ashtu ka kritikuar Rusinë, aleaten kyçe të Damaskut, për atë që e ka cilësuar si “fushatë dezinformuese”, përmes së cilës ka synuar të fajësojë rebelët opozitarë për sulmet kimike.

Kreu i Qendrës ruse për Pajtim në Siri, Viktor Kupchishin, ka thënë më 21 maj se militantët e kapur nga trupat siriane kanë treguar se kanë planifikuar të kryjnë sulme të rreme kimike dhe më pas të fajësojnë forcat qeveritare.

Rusia dhe Turqia, që njihet si aleate kyçe e rebelëve, kanë arritur marrëveshje në shtator të vitit të kaluar për të krijuar një zonë të demilitarizuar në Idlib.
Kjo marrëveshje është arritur për shkak të mundësisë së përshkallëzimit të situatës në Idlib, çka do të mund të rezultonte me fluks refugjatësh që supozohej se do të niseshin drejt Ankarasë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DOGANA PA LETRA"/ Ministrja Denaj: Shërbim i ri online për bizneset, reduktohet...
Previous article PAS NËNSHKRIMIT..../ Sekretari i NATO-s Stoltenberg viziton Shkupin

k.autor

Postime të ngjashme

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi Botë

NIS OPERACIONI "AGIMI I JEMENIT"/ Mbi 100 avionë sauditë në ofensivën e madhe kundër rebelëve Huthi

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur Botë

TRAZIRA NË FRANCË/ 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun Botë

PËRMBYTJET NË EVROPË/ Jo vetëm kriza klimatike, ndërtimet dhe infrastruktura e cenueshme rrisin rrezikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT