Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, inspektoi sot ambientet e Degës Doganore Tiranë në Vorë, ku ka nisur për herë të parë aplikimi i shërbimit të ri online për bizneset, “Dogana pa letra”.
Denaj tha se, “ky shërbim i ri në shifra, përkthehet proces pa letra në shërbimin të qytetarëve dhe është një modernizim i sistemit doganor shqiptar, duke iu përafruar standardeve të Bashkimit Europian”.
Deklaratat doganore tashmë kryhen online dhe i vijnë në ndihmë drejtëpërdrejtë biznesit dhe sipërmarrjes, në reduktimin e kohës, procedurave burokratike dhe kryerjen e shërbimeve sipas standardeve europiane.
Denaj e cilësoi shërbimin e ri premtim të mbajtur ndaj biznesit që siç tha ajo “shkurton kohën e pritjes së bizneseve në doganë, ulë kostot dhe minimizon kontakti fizik mes biznesit dhe sporteleve doganore”.
“93% e deklaruesve nuk kanë asnjë nevojë të paraqiten pranë sporteleve doganore dhe ky është një moment historik për doganën shqiptare, që po kalojnë në sistemin “paperless”- tha Denaj