Shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask ndërkohë që mbrojtja ajrore e vendit hapi sulm ndaj objekteve që po vinin nga drejtimi i Izraelit.
Agjencia e lajmeve të Sirisë, SANA, nuk dha detaje të tjera, por pamjet e shpërthimit u shfaqën në televizor dhe mendohet se kanë ardhur nga avionët luftarak të Izraelit.
Sipas tyre, mbrojtja ajrore e Sirisë, i ka rrëzuar disa objekte të ndryshme.
Muajin e kaluar, një aeroplan luftarak i izraelit kishte sulmuar pozicione të ushtrisë Siriane në qendër të Sirisë, kur gjashtë ushtarë ishin lënduar.
Izraeli ende nuk ka dhënë ndonjë koment mbi raportimet dhe shqetësimet e Sirisë


