Një ditë pas lajmit për humbjen e 24-vjeçares shqiptare, Sebjana Myzeqari dhe të bijës 2-vjeçare Enisa, autoritetet britanike kanë rënë në gjurmët e tyre.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, policia e Donkasterit, lajmëroi gjetjen e shqiptares dhe vajzës së saj.
Prej 1 muaji e gjysmë, Myzeqari rezultonte e zhdukur. Ajo nuk ka përdorur kartat e saj të telefonit ose kartelave bankare.
Myzeqari u zhvendos nga Shqipëria tre vjet më parë, ndërkohë vajzën Enisën e kishte regjistruar në çerdhe.


