• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
VIZITË NË BRUKSEL/ Ministrja Denaj: Reformat ekonomike kanë përmisuar…
Home
Ekonomi

VIZITË NË BRUKSEL/ Ministrja Denaj: Reformat ekonomike kanë përmisuar…

17 May, 2019 k.autor Ekonomi

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte sot Bruksel, ku mori pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e Turqisë, me temë diskutimi “Reformat Strukturore për të tërhequr Investimet e huaja”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ishte sot Bruksel, ku mori pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Financiar mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor e Turqisë, me temë diskutimi “Reformat Strukturore për të tërhequr Investimet e huaja”. Ministrja Denaj shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për zbatimin e Programit të Reformave Ekonomike dhe për përmirësimin e klimën së biznesit në vend.

Ndërkohë, Komisioni Europian njohu edhe njëherë vlerën e shtuar të reformës në drejtësi dhe ofroi mbështetje për konsolidimin e reformave në afatmesëm. Në fjalën e saj, Ministrja Anila Denaj informoi se niveli mesatar i investimeve të huaja në pesë vitet e fundit është 8.5 për qind e Prodhimit të Brendshëm dhe arriti në mbi 1 miliardë euro vitin e kaluar.

Ministrja theksoi se qeveria mbetet e angazhuar për t’i ofruar investitorëve mbështetje maksimale në përfshirjen e tyre në ekonominë shqiptare dhe për të vazhduar në ritmin rritës të Investimeve të Huaja Direkte në vend.

Reforma e derregulimit ka si synim përmirësimin dhe lehtësimit e klimës së biznesit. Ministrja informoi se përmes kësaj reforme janë hequr 38 licenca dhe sot 99 % e aplikimeve për licenca bëhen online, ndërkohë që synohet që përqasja One Stop Shop të përfshijë të gjitha shërbimet e ofruara.

Përsa i përket fuqisë punëtore, Denaj tha se forca punëtore e aftë është në rritje përmes diplomimit të vazhdueshëm të 5000 të rinjve në teknologji informacioni, mekanikë, shkenca ekzakte në sistemin arsimor profesional dhe universitar, gjë që përbën një avantazh për vendin tonë në tërheqjen e investimeve të huaja direkte.

“Reforma më e madhe dhe më e rëndësishmja është reforma në drejtësi. Kjo është thelbësore dhe aktualisht ka një ndikim të madh në shumë fusha të jetës ekonomike dhe sociale të Shqipërisë. Ne e kemi ndërmarre këtë iniciativë dhe do ta përfundojmë këtë reformë, çka përfundimisht do të përmirësojë klimën e biznesit dhe do të nxjerrë në pah Shqipërinë në hartën e investitorëve në të ardhmen”, u shpreh Ministrja Denaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGACMOI STUDENTEN NË URBAN/ Si e pësoi 50 vjeçari SHQIPTAR kur...
Previous article "ME ÇFARË STATUSI..."/ PD rikthehet në KQZ, Denar Biba debaton me...

k.autor

Postime të ngjashme

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë Ekonomi

PENSIONET NË PRITJE TË RRITJES/ Qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit Ekonomi

SA JANË RRITUR KONTRIBUTET? 8-mujori, mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3% Ekonomi

GJYSMA E GRAVE JASHTË TREGUT TË PUNËS/ Raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT