• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“ME ÇFARË STATUSI…”/ PD rikthehet në KQZ, Denar Biba debaton me…
Home
Politikë

“ME ÇFARË STATUSI…”/ PD rikthehet në KQZ, Denar Biba debaton me…

17 May, 2019 k.autor Politikë

Pas vendimit për të dërguar komisionerë për zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike ka thyer bojkotin duke dërguar përfaqësuesin e saj zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Partia Demokratike rikthehet pas tre muajsh mungese në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por prania e Kosovrastit në mbledhje është shoqëruar me debate, me nënkryetarin e KQZ-së, Denar Biba.

Kjo, për faktin se përfaqësuesi i PD-së ka kërkuar që të vihen në dispozicion materialet e mbledhjes 48 orë përpara, pasi duhet të njihen paraprakisht, duke zbatuar rregulloren e KQZ-së.

“Duke mos qene subjekt zgjedhor, interesi juaj është një me gazetarët dhe qytetarët. Ju uroj mirëseardhjen këtu.

Ju nuk jeni subjekt zgjedhor”, iu drejtua Biba, Kosovrastit, i cili në përgjigje iu drejtua me një pyetje nënkryetarit të KQZ.

“Sipas jush ku duhet të jem? –tha Kosovrasti ndërsa shtoi se:

“Jam parti parlamentare dhe kam të drejtë të marr pjesë në mbledhjet e KQZ. Të drejtën ma jep Kodi Zgjedhor”.

Por nënkryetari i KQZ-së, i kujtoi atij se PD-ja nuk është parti parlamentare, pasi ka dorëzuar mandatet e deputetëve dhe se nuk janë regjistruar si subjekt zgjedhor, duke i kujtuar që ulte intensitetin e pyetjeve në mbledhje.

Debati në KQZ

Denar Biba: Duke mos qenë objekt zgjedhor, interesi juaj në lidhje me atë që po ndodh është një me gazetarët e qytetarët, nuk është i posaçëm, kështu që duhet të kuptoni pozicionin, dhe intensitetin e pyetjeve dhe ndërhyrjeve, nga pozicionet më të hershme me këtë që keni tani aktualisht, i cili në respekt të ligjit ju mungon interesit.

Njazi Kosovrasti: Unë nuk duhet të jem këtu sipas jush? Apo duhet jem këtu dhe të bëj dy pyetje që të mos mërziteni ju apo aq sa mendoj unë? Si është kjo pyetja juaj për intensitetin?

Denar Biba: Intensiteti i ndërhyrjeve duke mos pasur statusin e një partie pjesëmarrëse në zgjedhje. Interesi juaj i ligjshëm është si një qytetari të zakonshëm.

Njazi Kosovrasti: PD-ja duhet të vijë këtu apo jo?

Denar Biba: Këtu institucioni juaj është i hapur, duke mos qenë subjekt zgjedhor ju nuk keni një interes të posaçëm në lidhje me këto, kështu që duhet të kuptoni diferencën e mëparshme me atë që keni sot.

Njazi Kosovrasti: Nëse ju kuptova zoti Biba, ju keni mendimin se unë nuk duhet të jem këtu, apo duhet të jem këtu. Kodi ia ka dhënë të drejtën. Këtu sipas jush PD duhet të vijë për të parë…

Denar Biba: Ju nuk jeni subjekt zgjedhor?

Njazi Kosovrasti: Jo s’jam regjistruar. Çdo të thotë kjo? Unë jam një parti parlamentare dhe Kodi Zgjedhor sipas nenit 26, përfaqësuesit e partive kanë të drejtë të jenë pranishëm, pa të drejtë vote në KQZ. Do vendosni ju masën e intensitetit të ndërhyrjeve të mia?

Denar Biba: PD ka një marrëdhënie te shkëputur nga Parlamenti aktualisht, është fakt i njohur publikisht, keni dorëzuar mandatet. S’jeni as parti parlamentare dhe as subjekt zgjedhore

Njazi Kosovrasti: Ç’punë keni ju me këtë? Pa diskutim që jemi parti parlamentare. Kuptimi i saj është se PD është parti parlamentare përcaktohet mbi bazën e rezultatit të fundit të zgjedhjeve. Bëni detyrën zoti Biba si anëtar i KQZ, mos u merrni me probleme politike, mos u merrni këto gjepura.

Denar Biba: Ju lutemi t’i qëndroni ligjit dhe mos ta bëjnë në debat

Njazi Kosovrasti: Pa diskutim zoti Biba! Masa e ndërhyrjeve të mia është në Kodin Zgjedhor, por jo preferenca tuaja, atyre s’i ndërhyj kurrë unë.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIZITË NË BRUKSEL/ Ministrja Denaj: Reformat ekonomike kanë përmisuar...
Previous article KRIZA POLITIKE/ Balla: Për Europën duhet të jemi të gjithë bashkë

k.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT