Çfarë po ndodh mes Presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij kryetares së LSI Monika Kryemadhi?
Një ndjekës i JOQ Albania ka shkruar pranë redaksisë se Presidenti Meta ka më shumë se 10 ditë që nuk jeton në të njëjtat ambjente me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi.
Sipas ndjekësit, Meta jeton në rezidencën shtetërore, ndërsa Monika në banesën bashkëshortore.
Ja çfarë shkruan ndjekësi:
Ndahet Iliri nga Monika, ka më shumë se 10 ditë që rrinë të ndarë, Meta rri tek rezidenca shtetërore Vila 4, ndërsa Monika në Banesën bashkëshortore”.
Kohët e fundit mes Presidentit Meta dhe kryetares së LSI Monika Kryemadhi ka pasur disa përplasje politike. Në deklaratat publike Meta nuk është dakord me vendimin e bashkëshortes së tij për djegien e mandateve.
Nga ana tjetër kryetarja e LSI, është shprehur se ky është një vendim për të cilin nuk është konsultuar me bashkëshortin e saj , për ta marrë.


