Është çelur ditën e sotme edicioni i gjashtë, i Panairit Kombëtar të Librit, Fieri 2019.
Nga e enjtja e për 3 ditë me radhë Fieri, do jetë për herë të gjashtë mikpritësi i panairit kombëtar të librit.
Gjatë këtyre ditëve lexuesit do kenë mundësi të njihet me botimet me të reja të letersisë shqiptare dhe botërore. Gjithashtu do ketë mjaft promovime librash, takime me shkrimtare te ndryshëm, me studiues dhe kritikë arti.
Një nga pjesëmarrësit në Panairin e Librit në Fier Enedi Rrapi shprehet për AlpeNews.al: Jam një lexues i rregullt, dhe mendoj se aktivitete të tilla duhet të organizohen më shpesh, pasi numri i lexuesve sa vjen e bëhet më i pakët, ndoshta edhe nga cmimet pak të larta.
Pashë se kishte disa tituj te rinj, dhe ne shume prej stendave kishte ulje cmimesh qe varionin nga 30-50 %.
Në mbyllje të Panairit, i cili edhe këtë vit organizohet nga fondacioni “ Harpa” dhe ka mbështetjen e Ministrisë së Kultures dhe Bashkisë Fier do të jepen çmime për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare.
AlpeNews.al ju sjell pamje nga dita e parë e Panairit të Librit në Fier.
Përgatiti: AlpeNews.al