• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU 12 VJEÇARIN SERB/ Njihuni me shqiptaren që “pushtoi” mediat e rajonit (FOTOT)
Home
Sociale

VRAU 12 VJEÇARIN SERB/ Njihuni me shqiptaren që “pushtoi” mediat e rajonit (FOTOT)

9 May, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Një lajm që kaploi dje mediat e rajonit është dënimi me burg me 10 vjet i kosovares Elfete Veseli, e cila në vitin 1992, e kishte vrarë një djalë 12-vjeçar të nacionalitetit serb në Bosnje. Veseli, ishte ushtarake dhe në atë kohë ishte pjesë e forcës ushtarake të Bosnjës që luftonin kundër ushtrisë serbe. Vrasja e 12-vjeçarit ndodhi në Zvornik, ndërsa kosovarja u kap në vitin 2016 nga autoritetet zvicerane në kantonin zviceran Neuchatel.

Dënimi i kosovares, që ishte pjesë e ushtrisë së Bosnjës në vitin 1992, ishte lajmi kryesor dje në të gjitha mediat e rajonit.

Verdikti kundër saj u shpall në Bosnjë, me 10 vjet burg për vrasjen e 12-vjeçarit serb, vrasje kjo që ka ndodhur në vitin 1992, kur Elfete Veseli i ka pasur 32 vjeç.

Elfete Veseli, tani rreth 60-vjeçare, për këtë krim u arrestua në vitin 2016, në Zvicër në kantonin Neuchatel. Menjëherë pas arrestimit u kërkua edhe ekstradimi i saj, gjë për të cilën ajo kundërshtoi shumë.

Veseli, e lindur në vitin 1960 në Ferizaj, me familjen e saj ishin shpërngulur në Bosnje. Babai i saj, Rrahmani, në Bosnje ishte rojtar pylli.

Hetimet që u zhvilluan gjatë këtyre viteve për Veselin zbardhën edhe përfshirjen e disa personave të tjerë, kur në verën e 1992, në afërsi të qytetit Donja Kamenica, afër fshatit Zvornik, në një formë mizore, me armë të ftohta, ajo vrau djalin 12-vjeçar, të nacionalitetit serb, Sllobodan Stojanoviq

Prokuroria në BiH ishte njoftuar se e dyshuara Elfete Veseli kishte kundërshtuar ekstradimin në procedurë të shpejtë. Megjithatë, ajo u sjell në Bosnje, aty ku edhe u mbajt gjykimi kundër saj.

Një histori e asaj që ka ndodhur në vitin 1992 dhe pas tij, e publikuar në mediat boshnjake, tregon për krimin e kryer dhe jetën e Elfete Veselit në Bosnje.

Në kohën kur u krye krimi, banorët serbë të fshatrave afër Zvornikut, lanë shtëpitë e tyre dhe kaluan në territorin e kontrolluar nga ushtria e Serbisë. Largimi nga shtëpitë ndodhi para ofensivës së ushtrisë së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Në po ato ditë, edhe familja e djalit 12-vjeçar, Stojanoviq, nëna Desanka, babai Ilija, vajza Sladjan dhe djali 12-vjeç Sllobodan, u larguan nga fshati i tyre.

Më 27 korrik të atij viti, djali i kërkoi babait të tij që ta lejonte të kthehej në fshat që ta marrë qenin e tij që e kishte lënë të lidhur në oborrin e shtëpisë. Prindërit nuk e lejuan. Megjithatë, ai ishte në gjendje të ikte dhe kështu e kaloi barrikadën e ushtrisë serbe dhe arriti në territorin e kontrolluar nga ushtria boshnjake. Atje, çdo gjurmë e tij u humb.

Të gjitha përpjekjet e ushtrisë serbe, në negociata, për t’u liruar djali 12-vjeçar nga ushtria boshnjake, ishin të pasuksesshme.

12-vjeçari, u gjet më vonë në një varr masiv, së bashku me pesë ushtarë të tjerë serbë.

“Djali është gjetur më 16 qershor 1992 në fshatin Bajriq, gjatë disa gërmimeve në kërkim të ushtarëve serbë. Fëmija ishte i varrosur më së thelli”, thanë autoritetet hetuese.

Një raport i policisë i nxjerrë nga autopsia e eshtrave të Sllobodanit, tregoi se djali ishte i çarë në bark në formë të një kryqi. Ai ishte prerë me thikë dhe atij ia kishin prerë veshin. Pas tërë kësaj, ai ishte qëlluar me plumb në kokë nga një distancë e afërt.

Ish-ushtarja e Ushtrisë boshnjake, Elfete Veseli u dënua dje me dhjetë vjet burg për vrasjen e 12-vjeçarit në komunën veri-lindore të Zvornikut në verën e vitit 1992.

Gjykata shtetërore e Bosnjës në Sarajevë e gjeti Elfete Veselin fajtore për vrasjen e 12-vjeçarit me nacionalitet serb.

“Gjykata ka vendosur që Veseli e ka kryer vrasjen e djalit me paramendim të drejtpërdrejtë dhe e ka qëlluar atë në kokë me armë zjarri nga një distancë e afërt”, tha kryetari i trupit gjykues, Darko Samarxhiq.

Prokuroria pretendoi se ajo e vrau djalin serb nga hakmarrja për vrasjen e babait të saj, por Veseli e mohoi këtë.

Ajo ka këmbëngulur në gjykatë se ajo e mori vesh për vrasjen e babait të saj, pasi djali ishte zhdukur.

Pjesë e gjykimit ishte edhe komandanti i saj, Sakib Haliloviq, ish-komandanti i Njësive të përbashkëta nga Liplje në Donja Kamenica të Ushtrisë boshnjake. Ai ishte gjykuar për dështimin e parandalimit për vrasjen e djalit 12-vjeçar nga Elfete Veseli.

Mirëpo, gjykata e liroi me pas ish-komandantin në mungesë të provave.

Mbrojtja e Veselit këmbënguli se ajo asnjëherë nuk ishte anëtare e ndonjë njësie ushtarake dhe asnjëherë nuk mori pjesë në luftë.

Por, gjykata e refuzoi këtë pretendim.

“Pas analizimit të të gjitha provave, gjykata vendosi se skuadra ishte ekzistente dhe Veseli ishte anëtare e saj. Haliloviq ishte komandanti i saj”, tha gjyqtari.

Sipas Qendrës për Kërkimin e Krimeve të Luftës, ajo u bashkua me Njësinë e Naser Oriq gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe sipas disa pretendimeve, ajo cilësohej si ushtare besnike dhe e trajnuar mirë. Ajo, thuhet se mori pjesë ne disa veprime të forcave boshnjake në rajonin e Podrinjës.

Pas luftës në Bosnje, Elfete Veseli shkoi në Zvicër me vëllain e saj Muhamet Veselin. Atje, u arrestua dhe u ekstradua për në Bosnje në vitin 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANAIRI I LIBRIT NË FIER/ Dita e parë, qytetarët: Ka tituj të rinj dhe ulje çmimesh (FOTOT)
Previous article 5 KOMPANI GJERMANE VIZITË NË SHQIPËRI/ AIDA: Investime të mundshme në...

F.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT